Dojna Mema u bë nënë për herë të parë, më 20 gusht. Ajo solli në jetë një djalë dhe e pagëzoi me emrin Nolan Sol. Dojna nuk nguron të ndajë momentet e bukura të jetës së saj, tashmë si nënë, në Instagram.
Së fundmi, Dojna ka zbuluar edhe një moment shumë gazmor, duke rrëfyer se si po e përjeton e motra statusin e tezes. Ajo ka postuar një foto, ku Mikela shfaqet super e lodhur në divan. “Kur je teze bëhet bukur”, shkruan Dojna krahas fotos së Mikelës.









