Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Si i ke marrëdhëniet me Arminën? Ja pyetjet që Ermali do t’i bëjë Berishës në emision

24/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Si i ke marrëdhëniet me Arminën? Ja pyetjet që Ermali do t’i bëjë Berishës në emision

Siç është anonçuar prej disa ditësh, me spote me shumë humor, sonte fillon programi i ri i Ermal Mamaqit, i cili tashmë është spostuar në TV “Klan” dhe ka emrin e ri “Xing me Ermalin”. Siç ka njoftuar vetë Mamaqi në rrjetet sociale, i ftuari i parë do të jetë ish-kryeministri Sali Berisha. Si fillim, Ermali i ka shkuar në zyrën e tij, ku Berisha bën dhe një përshëndetje dhe e fton publikun ta ndjekë, ndërsa Mamaqi i kërkon publikut t’i bëjë pyetje Berishës. Duke pasur parasysh se ata që e ndjekin më së shumti Ermalin janë të rinj, edhe pyetjet janë kryesisht me humor, nganjëherë pak cinike, por që gjithsesi shkojnë në të njëjtën linjë me emisionin e Ermalit, i cili ofron shumë humor. “Panorama” ka zgjedhur disa nga pyetjet pikante që kanë bërë ndjekësit për Berishën:





PYETJE NGA POLITIKA

– Sikur ta kesh edhe një herë Shqipërinë në dorë, cila do të ishte gjëja e parë që do bëje?


– Baci Sali ç’ndodhi me Lazaratin?

– Nga 1 deri në 10, sa mendon se do t’i kesh mundësitë që të fitosh prapë?

– Zoti Sali vetëm Lulin hiqe nga posti se la nam, është kot fare.

– Doktorr … a do e shëronit Edin po t’i binte infarkt në Parlament?

– A ju ka zhgënjyer ndonjëherë Qytetari Dixhital?

– Çfarë mendoni për hyrjen e Nard Ndokës në “Dance with me”.

– Pse ngele t’u tregu fushat e hashashit. Lëri të punojnë njerëzit se janë fukarenj (Rama dhe shokët e tij) .

PYETJE PRIVATE

– Ke marrë ndonjë lek që ke ardhë këtu tek Ermali?

– A kishe bo bashkëpunim me Noizy-n?

– Sa femna ke pas?

– Si i ke qejf pjeshkat, me push apo pa push?

– A shef filma erotikë?

– A keni njohje me Stresin, reperin nga Tropoja?

– A jeni futur ndonjëherë ne kazino, loto apo sexshop?

– Pse nuk e bën operacion hundën si Eni Koçi?

– Sa femra keni pelqyer gjatë jetes suaj?

– Si i keni marrëdhëniet me Arminën?

– Ku e gjen gjithë atë energji? Çfarë pi? Nëse nuk pi, je i sigurt që nuk pi?

– O Sali, o vëlla, hajde prapë se bëmë shaka!

Tags: Ermal MamaqipyetjetSali Berisha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
VIDEO/ E frikshme! Fëmija shenjtor që vdiq 300 vite më parë, hap sytë

VIDEO/ E frikshme! Fëmija shenjtor që vdiq 300 vite më parë, hap sytë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera