Meqenëse vera po vjen, duhet të keni menduar se cilat do të jenë veshjet apo ngjyrat që do të kryesojnë në garderobën tuaj këtë sezon. Nga të gjitha nuancat e pastelit e deri tek ngjyrat plot dritë e neon, personazhet e njohur kanë sjellë jo më larg se dje disa nga kombinimet dhe ngjyrat që janë një “must” pranë detit.
Era Rusi ka kombinuar një kostum në ngjyrë rozë të lehtë, duke ia lënë shkëlqimin e plotë syve.

Amarda Toska ka veshur një kostum në ngjyrë të bardhë, duke mos zhgënjyer asnjë moment me pamjen elegante.

Jonida Maliqi ka kombinuar një veshje në ngjyrat jeshile dhe blu, duke sjellë një nga kombinimet më të spikatura për këtë vit, të ngjyrës blu me jeshile.

Mariza Ikonomi ka veshur një fustan në ngjyrë të rozë të lehtë, kombinuar me blunë e detit.

Isida Mollaymeri zgjodhi një fustan në ngjyrë bojëqielli të lehtë, duke u bërë njësh me kaltërsinë e detit.

Nga bluja, jeshilja, roza apo e bardha, mjafton vetëm pak guxim dhe imagjinatë për ta kombinuar dhe realizuar veshjen e kësaj vere plot stil dhe veçanti./revistawho.com







