Victoria Beckham ka folur për herë të parë për tradhtinë e supozuar të bashkëshortit David Beckham. Të dy u martuan në korrik 1999 dhe akuzat u ngritën pasi lojtari u transferua në Real Madrid. Victoria ka adresuar akuzat në dokumentarin e ri të Netflix, të quajtur ‘Beckham’.
Asokohe Rebeça Loos dhe Sarah Marbeck pretenduan se kishin një lidhje me ish-futbollistin. David Beckham ishte transferuar në Spanjë në vitin 2003 pasi iu bashkua Real Madridit, kurse Victoria që zgjodhi të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar për të qenë me djemtë e tyre.
Megjithatë, pasi akuzat filluan të dominojnë titujt kryesorë, ajo u zhvendos në Spanjë.
“Ishte periudha më e palumtur në tërë jetën time”, tha ajo.
“Ishte periudha më e vështirë sepse ndihej sikur bota ishte kundër nesh. Ne ishim edhe kundër njëri-tjetrit nëse do të jem plotësisht e sinqertë. As që mund të filloj t’ju them se sa e vështirë ishte dhe si ndikoi tek unë.
David Beckham kujtoi gjithashtu vështirësitë me të cilat u përballën ai dhe Victoria teksa u përpoqën të kalonin momentin sfidues.
“Unë nuk e di se si e kaluam atë, me sinqeritet të plotë,” tha David. “Victoria është gjithçka për mua, kështu që ta shoh atë të lënduar ishte tepër e vështirë, por ne jemi luftëtarë dhe në atë kohë kishim nevojë të luftonim për njëri-tjetrin. “Ne kishim nevojë të luftonim për familjen tonë dhe ajo që kishim ia vlente të luftonim”.








