Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Si ka qenë fustani i nusërisë së fashionistes Irena Kita, shtatë vjet më parë

10/02/2017
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Si ka qenë fustani i nusërisë së fashionistes Irena Kita, shtatë vjet më parë

Avokatja Irena Kita është një nga femrat që i kushton më shumë rëndësi imazhit në Shqipëri dhe që vitet e fundit e shfaq pasionin e saj për pamjen, veshjen, kombinimet dhe stilin edhe në blogun e saj. 





Megjithatë blogu është shumë më i vonë sesa shija e saj për të bukurën, që e ka shoqëruar prej shumë kohësh, edhe atëherë kur nuk ishte një personazh i njohur. Është interesante të shohësh çfarë ka zgjedhur kjo vajzë me një sens të fuqishëm ndaj modës, ditën e dasmës. Në programin Rudina, ku Irena ishte e ftuar me bashkëshortin, Arvinin, janë shfaqur edhe disa foto nga dasma e tyre e vitit 2010 ku Irena është një nuse super elegante.

Ajo ka zgjedhur një fustan pas trupit, të mbyllur në pjesën e sipërme dhe me mëngë të vogla që zgjerohet në pjesën e poshtme në formë sirene. Fustani i mbuluar me dantellë ka një bisht të gjatë nga pas. Ndërkaq për flokët Irena ka zgjedhur një topuz të rregullt që e bën më klasike pamjen e saj atë dite, poshtë të cilit kapet velloja dhe mban vathë të gjatë. Një pamje prej princeshe. Edhe pamjet nga klipi të fusin në një atmosferë kopshtesh mbretërore, që kthehen në skenë për një romancë të bukur, siç është ajo mes Irenës dhe Arvinit. 


Sigurisht edhe dhëndri, me të njëjtin pasion për të bukurën, është shumë elegant me kostumin e tij gri të errët. Është për t’u përmendur që Arvini atë ditë kishte edhe detyrën shtesë për të kënaqur rreth 100 të ftuarit e dasmës së tyre me një menu të zgjedhur me disa pjata personale të kuruara me shumë kujdes…

Megjithatë, gjithçka shkoi mirë, me zgjedhjet bazë të tij dhe kujdesin për detajet të Irenës. Duhet të jetë me siguri kënaqësi e veçantë t’u kthehen fotove dhe videos së dasmës së tyre. Dhe me këtë zgjedhje për të qenë elegante dhe klasike dhe Irena nuk do ketë asnjë peng për look-un e saj rreth shtatë vjet më parë, në ditën më të rëndësishme për një vajzë, atë të dasmës./revistaclass.al

 
 
 
Tags: fustan nuserieirena kita
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Mori 2 milionë euro borxh për bixhoz dhe u zhduk, “zbulohet” Indrit Fortuzi

Mori 2 milionë euro borxh për bixhoz dhe u zhduk, “zbulohet” Indrit Fortuzi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera