Mëngjesi i sotëm ka nisur sërish mes të qeshurave në shtëpinë e Big Brother Vip. Vëllai i madh ka vendosur të zgjojë Dj Pm, Dj Dagz dhe Granitin të parin duke i vendosur këngën të cilën duhet ta kërcenin.
Sapo ajo është dëgjuar në sfond ka qenë Kleidi ai i cili ka tentuar të zgjojë djemtë, të cilët me sy gjysmë mbyllur kanë provuar të kërcejnë. Kjo situatë është dukur më komikja dhe është pasuar më vonë nga kërcimi i Semit dhe Donaldit dhe dysheve të tjera që kanë kërcyer thuajse sy mbyllur./revistawho.com








