Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Si mund ta përdorni lëkurën e shegës si produkt bukurie?

15/09/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Si mund ta përdorni lëkurën e shegës si produkt bukurie?

Shegët nuk janë vetëm për t’u konsumuar, por mund të përdoren edhe si produkt bukurie. Ne gjithmonë konsumojmë vetëm kokrrat e kuqe të frutit dhe e hedhim lëkurën e tij, pa e ditur se ashtu si fruti, edhe lëkura është e pasur me përfitime të shumta bukurie. Më poshtë keni të listuar disa përdorime të lëkurës së shegës për kujdesin ndaj flokëve, lëkurës, dhe jo vetëm.shege





Vepron si një mbrojtës dielli natyral

Lëkura e shegës ofron agjentë që mund të mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e rrezeve të diellit, duke shmangur kështu zhvillimin e kancerit të lëkurës.


Përgatitja:

Thani lëkurën e shegës në diell dhe më pas e bëni pluhur.
E hidhni atë në një enë hermetike.
Brenda saj shtoni kremin ose disa vajra esencialë, dhe aplikojeni në fytyrë 20 minuta para se të dilni jashtë.
Parandalon puçrrat dhe aknet

Lëkura e shegës ka veti shëruese, prandaj mund të luftojë puçrrat, aknet dhe skuqjet në lëkurë. Ajo është e pasur me antioksidues të ndryshëm që luftojnë bakteret dhe infeksionet e tjera.

Thani lëkurën e shegës. Më pas i piqni pak tek një tigan.
Pasi të ftohen i bluani me anë të një mulliri.
Bëni një pastë me këtë pluhur dhe lëng limoni ose ujë trëndafili.
Aplikojeni pastën në fytyrë, sidomos aty ku keni akne ose puçrra.
Lëreni të thahet për pak kohë
Në fund e lani fytyrën me ujë të vakët.
Parandalon rrudhat dhe shenja të tjera të plakjes

Studime të ndryshme kanë treguar se kur përzihen ekstraktet e lëkurës së shegës me vajin e farave, mund të krijojnë një maskë që parandalon enzimat të thithin kolagjenin dhe ndihmojnë në rritjen e qelizave të shëndetshme të lëkurës. Në këtë mënyra parandalohet dalja e shpejtë e rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes.

Përgatitja:

Përzieni pak qumësht me dy lugë gjelle pluhur lëkurë shege të tharë në diell. Mund të shtoni ujë trëndafili në vend të qumështit nëse keni fytyrë të shëndetshme.

Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni derisa të thahet.

Në fund e lani fytyrën me ujë të vakët.

Shënim: Përsëriteni këtë trajtim të paktën dy herë në javë për të marrë rezultate më të mira./shendeti.com.al

Tags: produkt bukurieshege
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Next Post
Gjendet “gjarpri i detit të artë” në Australi

Gjendet “gjarpri i detit të artë” në Australi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera