Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit 31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur” 31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Si ndikon Covid-19 tek ata që vuajnë nga zemra? Ja kujdesi që duhet të tregoni

21/03/2020
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Si ndikon Covid-19 tek ata që vuajnë nga zemra? Ja kujdesi që duhet të tregoni

Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare.





Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në vitin 2018, vdekjet nga grup-sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” arritën në 11,599, ose 53,2% e vdekjeve gjithsej.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2018 qytetet e Korçës, Beratit, Gjirokastrës, Shkodrës dhe Vlorës ishin qytetet me numrin më të lartë të jetëve të humbura (për 100 mijë banorë).


Në qytetin e Korçës numri i vdekurve nga zemra për 100 mijë banorë ishte 510 persona, më i larti në vend, i ndjekur ngushtë nga Berati, me 508 jetë të humbura për 100 banorë. Siç duket Korça dhe Berati janë qarqet që vuajnë më së shumti sëmundjet që vijnë nga zemra e dobët.

Në krahun tjerë, qytetet që janë më pak të prekura sëmundja në fjalë janë Elbasani, Tirana , Lezha, Durrësi. Në vitin 2018 në Elbasan vdiqën nga infarkti dhe sëmundje të tjera të qarkullimit të gjakut 337 persona për 100 mijë banorë, më pas vjen Tirana me 347 jetë të humbura për 100 mijë banorë dhe Lezha (361), Durrësi (371).

Si Ndikon COVID-19 Tek Zemra?

Ekspertët, shkencëtarët dhe kardiologët, janë akoma në studim e sipër të ndikimit të virusit COVID-19 tek shëndeti i zemrës.

Ajo që dihet deri më tani, është se një numër i madh i të prekurve nga sëmundjet kardiovaskulare janë infektuar me COVID-19.

Për të dhënë një përgjigje sa më të saktë në mesin e kësaj mjegullnaje, kardiologët marrin shembullin e ndikimit të virozave të njohura në shëndetin e zemrës.

Kardiologët thonë se çdo infeksion viral e prek zemrën.

Gjëja e parë që vërehet në organizmin e një pacienti të prekur nga virozat, është inflamacioni që është sistemik dhe gjendet edhe në enët e gjakut.

Inflamacioni nxit aterosklerozën , rrit ndjeshëm rrahjet e saj dhe përkeqëson problemin.

Gjithashtu, ajo që është mësuar nga epidemitë dhe pandemitë e mëparshme, është se sëmundjet e zemrës janë me të vërtetë problematike dhe kanë një nivel të lartë vdekshmërie, sepse pacientët vdesin nga shoku kardiak.

Çfarë Duhet Të Bëjnë Njerëzit Që Vuajnë Nga Zemra Në Këtë Kohë?

Kardiologët thonë se të gjithë njerëzit që vuajnë nga zemra duhet të ndjekin rregullat e përsëritura, pra:

  • të qëndrojnë në shtëpi,
  • të shmangin kontaktet me njerëz,
  • të lajnë duart me sapun dhe ujë të rrjedhshëm
  • të qëndrojnë në ambient të pastër.

Ata duhet të kenë në telefon patjetër numrin e mjekut dhe nëse ai nuk përgjigjet, duhet të telefonojnë autoritetet përgjegjëse.

Njerëzit që vuajnë nga zemra duhet të sigurohen që kanë sasi të mjaftueshme të ilaçeve që marrin çdo ditë.

Ata duhet të kenë patjetër në shtëpi:

  • Termometër
  • Aparatin e matjes së tensionit të gjakut
  • Peshoren.

Ata duhet të masin dy herë në ditë temperaturën e trupit dhe të jenë të vëmendshëm ndaj kollës dhe vështirësisë në frymëmarrje.

Njerëzit që marrin ilaçe për hollimin e gjakut duhet të shmangin përdorimin e ibuprofenit.

Kujdesuni për veten/AgroWeb.org

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
Në krahët e njëri-tjetrit, Ejlylin dhe Toprakun nuk i lidh vetëm seriali “Lule të vetmuara”

Në krahët e njëri-tjetrit, Ejlylin dhe Toprakun nuk i lidh vetëm seriali “Lule të vetmuara”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera