Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ivanka Trump i paska sytë nga Shqipëria dhe këto janë 3 librat që po lexon për ne! 08/12/2025
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër  07/12/2025
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz? 07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore! 07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë… 07/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Si ndikon niveli i lartë dhe i ulët i sheqerit në trupin tuaj?

24/08/2018
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Si ndikon niveli i lartë dhe i ulët i sheqerit në trupin tuaj?

Niveli i lartë i sheqerit në gjak
Ju bën të urinoni më shpesh.
Veshkat duhet të punojnë më shumë se normalisht për të procesuar sheqerin e tepërt në gjak. Në këtë moment trupi juaj humbet të gjitha lëngjet e nevojshme që duhet të ketë për një funksionim të mirë.





Ju shton etjen
Për të asimiluar sheqerin e tepërt, organizmi merr ujë nga indet e veta. Me largimin e lëngjeve të domosdoshme për metabolizmin e trupit, truri merr sinjal se organizmi ka nevojë për ujë dhe për këtë arsye krijohet ndjesia e etjes.

Krijon tharje të gojës
Buzët mund të thahen ose plasariten në momentin që trupi juaj nxjerr lëngjet e domosdoshme jashtë tij. Më pak pështymë dhe më shumë sheqer në gjakun tuaj, bëjnë që të rritet mundësia e krijimit të infeksioneve. Mishrat e dhëmbëve mund të fryhen dhe mund të krijohen çarje të bardha në cepat e buzëve.


Probleme me lëkurën
Largimi i sheqerit nga organizmi kërkon një sasi të madhe lëngjesh dhe largimi i tyre si rrjedhojë çon në tharjen e lëkurës, kruarje, plasaritje, veçanërisht në zonën e këmbëve, bërrylave, dhe duarve tuaja. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të glukozës gjithashtu mund të dëmtojnë nervat. Kjo quhet neuropati diabetike.

Vështirësi me shikimin
Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë ai mund të ndikoj në zvogëlimin e sasisë se lëngjeve edhe në sytë tuaj, gjë që e bën më të vështirë aftësinë për tu përqendruar. Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të dëmtojë enët e gjakut në pjesën e prapme të syrit tuaj (retinë), kjo mund të shkaktojë humbje afatgjatë të shikimit dhe madje edhe verbëri.

Ngadalëson procesin e shërimit të plagëve
Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të prekin sistemin e qarkullimit të gjakut, arteriet dhe nervat duke ngadalësuar procesin e shërimit/mbylljes së plagëve.

Sjell lodhje
Nëse keni diabet të tipit 2 dhe nivelet e sheqerit në gjak janë shpesh të larta, mund të ndodh që të bëheni më pak të ndjeshëm nga insulina e cila ndihmon në përcjelljen e energjisë në qeliza. Një munges energjie ju bën të ndiheni të lodhur. Mund të ndiheni të lodhur edhe nëse keni diabet të tipit 1, sepse trupi nuk arrin të prodhoj sasinë e duhur të insulinës. Nëse diabeti nuk trajtohet nivelet e sheqerit në gjak mund të qëndrojnë të larta për një kohë të gjatë.

Probleme me tretjen
Nëse niveli i sheqerit në gjak është i lartë për një kohë të gjatë, mund të dëmtojë nervin vagus, i cili ndihmon në lëvizjen e ushqimit përmes stomakut dhe zorrëve. Si pasojë e kësaj mund të humbni peshë sepse nuk jeni të uritur gjithashtu mund të keni probleme me refluksin, spazma, të përziera ose kapsllëk.

 

Niveli i ulët i sheqerit në gjak
Sjell lodhje
Nëse keni diabet, insulina është një mënyrë për të ulur nivelin e sheqerit në gjak kur ai është i lartë. Por nëse merrni sasi më të madhe insuline, ajo mund të largoj më shpejt glukozën nga gjaku duke mos e lejuar trupin ta plotësoj mungesën. Kjo ju bën të ndiheni të lodhur.

Jep të dridhura
Sasia e ulët e glukozës në gjak mund të çrregullojnë sistemin nervor qendror, i cili kontrollon lëvizjet. Kur ndodh kjo, trupi juaj prodhon hormone, si adrenalina, për të ndihmuar në rritjen e nivelit të glukozës në gjak. Këto hormone gjithashtu bëjnë që duart tuaja ose pjesë të tjera të trupit të dridhen.

Bën që të djersiteni
Hormonet që trupi juaj lëshon për të rritur nivelin e sheqerit në gjak kur ai është shumë i ulët gjithashtu ju bën të djersiteni shumë. Shpesh është një nga gjërat e para që vëreni kur nivelet e glukozës bien shumë.

Jep uri
Papritur edhe pasi keni ngrënë keni ndjesinë e urisë. Kjo është një shenjë që tregon se trupi juaj nuk kthen ushqimin në sheqer në mënyrën e duhur dhe për kete arsye ndiheni të pa ngopur ose të uritur.

Ju bën të ndjeni përzierje
Kur nivelet e sheqerit në gjak rriten ose ulen shumë, mund të krijoj një efekt “rikthimi”. Kjo sjell një konfuzion të sistemit tretës, dhe ju jep ndjesinë e përzierjes.

Sjell marramendje
Qelizat e trurit kanë nevojë për glukozë për të punuar si duhet. Kur nuk kanë mjaftueshëm, mund të filloni të ndiheni të lodhur, të dobët dhe të trullosur. Gjithashtu mund të keni dhimbje koke.

Jep konfuzion
Kur niveli i sheqerit në gjak është shumë i ulët atëherë kjo sjell konfuzion ose harresë të vazhdueshme. Kjo ndodh në mënyrë të papritur madje mund të shkaktojë dhe gjendje shoku.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë endokrinolog në Spitalin Amerikan kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në:rezervime.spitaliamerikan.com

Burimi: www.spitaliamerikan.com

Tags: gjaksheqerSpitali Amerikan
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Next Post
Pas suksesit të dueteve të mëparshme, Seldi dhe Mimoza lajmërojnë projektin e ri

Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra i japin fund lidhjes? Ky është detaji që ngre dyshime








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera