Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Si në filmat aksion/ I “forti” që me dy femra në makinë tentoi t’i ikte policisë

02/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Si në filmat aksion/ I “forti” që me dy femra në makinë tentoi t’i ikte policisë

Ju ndoshta mund ta keni harruar aventurën e çmendur dhe tepër të rrezikshme të Ergys Stefhasanit, e cila ngjan me skenat e filmave aksion, por që në fakt është realizuar e gjitha në Tiranë.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 2 gusht të vitit 2015, ndërsa kohët e fundit gjykata e Tiranës ka përfunduar gjykimin ndaj 27-vjeçarit, i cili pas mesnatës tentoi të arratisej nga patrullat e policisë, të cilat i ishin vënë në kërkim.





Sipas Gjykatës, i pandehuri Ergys Stafhasani, me dy vajza e një djalë pasagjerë në automjet ka kaluar tri kryqëzime me semafor të kuq, nuk i është bindur shenjës “stop” të tri patrullave policie, dukë vënë në rrezik edhe jetën e efektivëve. Në momentin e ndalimit, sipas Gjykatës, ai ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, si edhe ka rezultuar se kishte konsumuar pije alkoolike në masën mbi 0.51 mg/l, shkruan Panorama.

I pandehuri Ergys Stafhasani është fajësuar për “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”, duke u dënuar përkatësisht, me 2 vjet dhe 5 muaj burg. Në bashkim të dënimeve, i pandehuri është dënuar me një dënim të vetëm prej 6 muajsh burg, dënim që u ul në 4 muaj nga gjykimi i shkurtuar.


I pandehuri tjetër në proces, Besmir Stafhasani, pasagjer në automjetin e “ndjekjes së çmendur”, u dënua me 100 mijë lekë gjobë për “kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”. Të pandehurit janë hetuar dhe gjykuar në gjendje të lirë. Sipas gjykatës, ndjekja ka nisur në Unazë pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, ku mjeti i drejtuar nga i pandehuri Ergys për pak është përplasur me një mjet policie, teksa ka dalë nga rruga dytësore. Për shkak të shpejtësisë, policia i është vënë në ndjekje, por mjeti ka kaluar “21 dhjetorin” në drejtim të “Vasil Shantos” me semafor të kuq.

Është njoftuar salla operative dhe gjithë shërbimet e Policisë Rrugore, për një mjet që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe në mënyrë shumë të shkujdesur. Semaforët e dy kryqëzimeve pasardhëse janë kaluar po me të kuqe nga mjeti. Te sheshi “Ëillson” mjeti nuk i është bindur “stop”-it të një patrulle policie. Në bulevard, ndjekjes i është shtuar një tjetër patrullë. Ndalimi i mjetit është bërë i mundur nga një autopatrullë pranë Liceut Artistik.

I pandehuri Ergys Stafhasani ka deklaruar se nuk ka parë shenja ndalimi dhe se në momentin që ka parë një automjet policie me fenelina, ka ndaluar. Ai ka pretenduar se është goditur nga policia, kur është prangosur. I pandehuri tjetër ka deklaruar se nuk ka ushtruar veprime kundërshtuese, por është dhunuar nga punonjësit e policisë. Një nga vajzat e pranishme në mjet, ka deklaruar se kishte parë momentet kur drejtuesi i mjetit kishte thyer semaforin dhe ndjekjen e policisë dhe se i kishte kërkuar disa herë të ndalonte./Panorama.

Tags: i fortipoliciatentoi te ikte
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
Next Post
Detaje të reja mbi ekzekutimin e 37-vjeçarit nga Elbasani…

Detaje të reja mbi ekzekutimin e 37-vjeçarit nga Elbasani...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera