Producentja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Olsa Muhameti, ndau mendimet e saj për ish-banorin Gjesti në një sesion pyetje-përgjigje në Instagram. Pyetur për performancën e tij në “Big Brother VIP Albania”, ajo u shpreh se këngëtari po vazhdon me të njëjtën strategji që kishte në BBVK, por pret më shumë nga ai këtë herë.
“Po bën të njëjtën lojë që bëri në BBVK! Gjesti funny, provokues, po flirton me një vajzë! Loja e cigareve, loja e gjumit, e ç! Patëm kohë të mjaftueshme me Gjestin në 85 ditë ti bënim këto në BBVK e ti nxirrnim më të mirën! Po pres ta shoh Gjestin të rishpiket në BBVA… Kjo do ta bënte fitues, por për këtë natyrisht i duhet ndihmë,” deklaroi ajo.

Në BBVK, Gjesti ishte një prej lojtarëve më të diskutuar, duke spikatur për sjelljet e tij provokuese dhe humorin. Sipas Muhametit, për të pasur shanse për të fituar këtë format, ai duhet të dalë nga mënyrat e vjetra të lojës dhe të sjellë diçka të re dhe të papritur për publikun.








