Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Çifti i ri i showbiz-it: Ina Kollçaku shfaq për herë të parë partnerin misterioz! 18/05/2025
Dhunë ndaj ish-partneres në Zvicër? Jozi thyen heshtjen pas akuzave të rënda 18/05/2025
Horoskopi Javor 19 – 25 Maj — Një ndryshim i madh kërkon fokusin tuaj 18/05/2025
Dafina Zeqiri shpërthen ndaj Eurovisionit! 18/05/2025
Ndarje në showbiz/ Robert Berisha i jep fund lidhjes me të dashurën 18/05/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Si Princi William e la Kate Middleton përmes një telefonate!

30/07/2024
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Si Princi William e la Kate Middleton përmes një telefonate!

Kate Middleton dhe Princi William janë të martuar për 13 vjet, por lidhja e tyre mbretërore nuk erdhi pa disa pengesa. Në biografinë e re të Robert Jobson, “Catherine, Princesha e Uellsit”, autori kthen një vështrim prapa në romancën e Princit dhe Princeshës së Uellsit pasi ata u diplomuan në Universitetin e St. Andreës në 2005.





Princi William, tani 42 vjeç, vizitoi Kate, gjithashtu 42 vjeç në shtëpinë e familjes së saj çdo të premte, mes stërvitjes së tij ushtarake në Sandhurst dhe Kate u ftua në diplomimin ushtarak të të dashurit të saj në dhjetor 2006 – shenja që lidhja e tyre ishte serioze dhe mund të shkonte drejt fejesës.

Megjithë vëmendjen e mediave për këtë temë “Catherine e dinte se William nuk po nxitonte të propozonte dhe e vërteta është se ajo ishte e përgatitur të priste derisa ai të ishte gati. Në fund të fundit, ata ishin të dashuruar”, shkruan Jobson, sipas një fragmenti të publikuar nga Daily Mail.


Megjithatë, Princi William anuloi planet e Vitit të Ri në 2007, duke i dhënë Kate ndjenjën se “diçka nuk ishte në rregull”.

Menjëherë pas kësaj, Princi William thirri të dashurën e tij për t’u ndarë, duke thënë se të dy kishin nevojë për “pak hapësirë” dhe se ai nuk ishte në gjendje të premtonte një propozim.




“Në një bisedë 30-minutëshe të ngarkuar emocionalisht, ata të dy pranuan se ishin në ‘faqe të ndryshme'”, sipas librit të Jobson. “Ishte një goditje shkatërruese për Katerinën, e cila u ndie dyfish e zhgënjyer që u nda nga telefoni.”

Ndërsa Princi William e shënoi ndarjen me një natë në klubin e natës Mahiki në Londër, Kate – e cila “vendosi të fshihte dhimbjen e saj nga bota e jashtme” pavarësisht se ishte “e shqetësuar” – mori një pushim nga media me një udhëtim në Dublin me nënën Carole Middleton para një pushimi në Ibiza me një mik. Kur ajo u kthye në Londër, Kate dhe motra e saj Pippa u panë shpesh duke dalë nga klubet dhe fotot u publikuan në shtyp ku William i pa teksa po kalonte shumicën e kohës në kazermë si oficer ushtrie.

Thuhej se Princi William kishte “e mendoi përsëri” dhe dyshja u ribashkuan në një festë me kostume. Ata kaluan pjesën e parë të mbrëmjes duke hyrë thellë në bisedë përpara se të dilnin në pistën e kërcimit, ku përfunduan duke u puthur”.

Romanca e tyre vazhdoi prej andej, duke u fejuar në 2010 dhe dasma u mbajt vitin e ardhshëm.

Gjatë intervistës së tyre të fejesës, Princi dhe Princesha e ardhshme e Uellsit folën shkurt për ndarjen e tyre.

Princi William tha: “Ne të dy ishim shumë të rinj, ishim në universitet, të dy po përpiqeshim të gjenim veten dhe ishim personazhe të ndryshëm. U përpoqëm shumë të gjejmë rrugën tone, ne po rriteshim, dhe kështu me pak hapësirë ​​dhe pak gjëra të tilla dhe funksionoi për mirë.”

Kate shtoi, “Dhe mendoj se unë, në atë kohë, nuk isha shumë e lumtur për këtë, por në fakt, më bëri një person më të fortë. Ju zbuloni gjëra për veten tuaj që ndoshta nuk i kishit kuptuar, ose mendoj se mundeni. Konsumohesh shumë nga një marrëdhënie kur je më i ri dhe unë vërtet e vlerësoj atë kohë megjithëse nuk e mendoja këtë asokohe.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Çifti i ri i showbiz-it: Ina Kollçaku shfaq për herë të parë partnerin misterioz!
Breaking News

Çifti i ri i showbiz-it: Ina Kollçaku shfaq për herë të parë partnerin misterioz!

18/05/2025
Dhunë ndaj ish-partneres në Zvicër? Jozi thyen heshtjen pas akuzave të rënda
Breaking News

Dhunë ndaj ish-partneres në Zvicër? Jozi thyen heshtjen pas akuzave të rënda

18/05/2025
Dafina Zeqiri shpërthen ndaj Eurovisionit!
Breaking News

Dafina Zeqiri shpërthen ndaj Eurovisionit!

18/05/2025
Ndarje në showbiz/ Robert Berisha i jep fund lidhjes me të dashurën
Breaking News

Ndarje në showbiz/ Robert Berisha i jep fund lidhjes me të dashurën

18/05/2025
Rrëfimi prekës i babait të Beatriçes: Më dukej sikur po më dilte nga ‘shinat’
Breaking News

Rrëfimi prekës i babait të Beatriçes: Më dukej sikur po më dilte nga ‘shinat’

18/05/2025
“Familja nuk e pranonin ndryshimin e gjinisë”, Amber: Nuk shkova as në varrimin e babait
Breaking News

“Familja nuk e pranonin ndryshimin e gjinisë”, Amber: Nuk shkova as në varrimin e babait

18/05/2025
Next Post

Mënyra sesi e mbani grushtin zbulon diçka të rëndësishme për ju!







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera