Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Si pritet të ndikojë hëna e re në shenjën e akrepit prej mbrëmjes së sotme?

15/11/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 8 mins read
A A
Si pritet të ndikojë hëna e re në shenjën e akrepit prej mbrëmjes së sotme?

Hëna e re në 15 nëntor, e cila zhvillohet në shenjën e Akrepit krijon kushtet për zgjidhje të problemeve ekzistuese. Ajo shënon fillimin e një periudhe ku do të kemi ndryshim në situatën ekzistuese, rezultatet e të cilës do të duken në fazë të parë me hënën e plotë në fund të nëntorit. Pikërisht aty, prej 30 nëntorit dhe dhjetori përbëjnë kyçin për zgjidhje dhe ndryshim të situatës, për të cilat do të flasim në parashikimet e ardhshme. Hëna e plotë e 15 nëntorit premton dhe zgjidhje apo shanse në fushën financiare së bashku me fillime të reja mjaft dinamike, të cilat do të vijnë si ripërtëritje, pasojë e mbylljes së një kapitulli. Kuptohet çdo arritje kërkon sakrifica dhe ndoshta nuk do ta ndjeni me lehtësi shanset e kësaj hëne të re. Shanset, ndryshimet apo privilegjet e saj nuk vijnë me lehtësi, por për ata që do të dinë të përfitojnë do të jenë esenciale dhe thelbësore. Më në fund dhe Marsi kthehet në kurs të drejtë për të përfunduar sqarimet dhe spastrimet përpara fillimeve të reja. Në këtë mënyrë, shumë situata do të sqarohen dhe shumë kapituj do të mbyllen deri në fund të vitit, për të mos folur për fenomenet natyrale dëmtuese. Të ruajmë gjakftohtësinë, të pranojmë ndryshimet, të përballojmë frontet dhe të fitojmë betejat një nga një pa ankth. Jeta erotike kërkon kujdes pasi aty mund të dalin në pah skandale, në qoftë se bëhet fjalë për lidhje të fshehta, ndërsa ato ekzistuese mund të kalojnë një krizë apo të testohen. Sfera financiare është premtuese, por në investime të mëdha kërkohet të jemi të përmbajtur ose të paktën të kujdesshëm. Ndikohen kryesisht përfaqësuesit e shenjës së Akrepit, Demit, Luanit dhe të Ujorit të lindur në dhjetëditëshin e tretë të shenjës.





DASHI  

Fillon për ju një periudhë, e cila do të zgjasë deri në fund të vitit dhe gjatë së cilës do të keni mundësinë të shprehni më mirë dinamizmin, krijimtarinë, veprimtarinë tuaj. Kanalizoni dinamizmin tuaj në punë, veproni me pastërti dhe çiltërsi duke shmangur konfliktet dhe prapaskenat. Hëna e re në 15 nëntor krijon kushtet për hapjen e një kapitulli të ri në sferën ekonomike me shanse për zhvillim dhe rritjen e të ardhurave. Në fushën sentimentale krijohen kushtet për të krijuar një lidhje që do ti rezistojë kohës. Marrëdhëniet ekzistuese kërkojnë kujdes gjatë javës në vijim.  


TIP: Mos u ndikoni nga të tjerët.  

DEMI  

Hëna e re përballë jush kërkon të përqendroheni në marrëdhëniet dhe partneritetet tuaja, ku do të keni shanse dhe raste unike me njerëz që do t’ju mbështesin në projektet apo në jetën tuaj. Është momenti të përfitoni dhe për zgjerimin e rrjetit tuaj social, një domosdoshmëri sot për zhvillim. Madje përmes miqve apo rrjetit shoqëror ekziston mundësia të njihni personin e dëshiruar. Deri në fund të vitit do të jeni mjaft të aktivizuar dhe vështirë të gjeni qetësinë. Është e domosdoshme të shmangni prapaskenat dhe të kujdeseni për shëndetin.  

TIP: Mos diskutoni çdo gjë me të tjerët. Të rëndësishmet dhe planet përpara se të realizohen t’i diskutoni me veten.    

BINJAKËT  

Kushte dhe mundësi të reja krijohen për ju në fushën profesionale. Është momenti të bëni një riorganizim të punës, të programit tuaj të jetës së përditshme  dhe të kaloni në realizimin e planeve apo projekteve që keni. Tashmë rruga është e hapur dhe ndryshimet e dëshiruara mund të realizohen. Një punë e re, një fillim i ri, por mos harroni gjithmonë përmes ndryshimesh apo mbylljeje kapitulli.  

TIP: Përfitoni nga mbështetja e të tjerëve apo e të dashurve tuaj.  

GAFORRJA  

Hëna e re në shenjën, miqësore për ju, e akrepit është mjaft premtuese. Ajo favorizon jetën tuaj erotike, sjell gëzime prej fëmijëve, momente të bukura me të dashurit dhe mbështetjen e tyre. Të gjithë ju që jeni të interesuar të krijoni një lidhje serioze apo të gjeni dashurinë, tani mund të veproni dhe të përfitoni nga favorizimi i periudhës. Me pak fjalë kjo hënë ka surpriza të këndshme për ju. Për sa i përket jetës profesionale pengesat, vonesat dhe anulimet kaluan, prandaj mund të tregoni dinamizmin tuaj dhe të veproni duke shmangur konfliktet dhe kontradiktat deri në fund të vitit. Nuk do të mungojnë dhe ata që do të vazhdojnë të bëjnë spastrime  apo sqarime me qëllim realizimin dhe përfundimin e ndryshimeve.  

TIP: Gjeni mënyrën për të shijuar gëzimet që ju ofron jeta dhe veçanërisht periudha.  

LUANI  

Hëna e re në 15 nëntor sjell ndryshime në jetën tuaj personale dhe profesionale. Kryesisht të ndikuar janë të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës ku do të shihni horizonte të reja të hapen përpara jush. Mundësi për të realizuar ndryshime në shtëpinë tuaj, të cilat ndikojnë pozitivisht në psikologjinë, jetën e përditshme dhe në punën tuaj, krijohen gjatë gjithë kësaj periudhe deri në fillim të dhjetorit. Madje disa prej jush janë në kërkim të një vendbanimi të ri. Favorizim do të keni dhe në fushën financiare si reflektim i gjithë ndryshimeve që do të realizoni. Shfrytëzoni dhe përfitoni nga pasuria juaj e patundshme.  

TIP: Mos impononi mendimet dhe idetë tuaja të tjerëve.  

VIRGJËRESHA  

Është një periudhë favorizuese për ju, gjatë së cilës do të jeni mjaft social dhe në një komunikim të vazhdueshëm. Ju jepet mundësia të kontaktoni persona me potencë që do të luajnë një rol të rëndësishëm  në jetën tuaj emocionale, personale apo profesionale. Përfitime do të keni dhe në sferën financiare mjaft të mos ndërmerrni risk apo hapje të mëdha. Rregulloni detyrime ndaj të tjerëve, si banka, tatime ,bashkëpunëtor etj.      

TIP: Në kërkim të kuptimit më të thellë të jetës, do të nxirrni në pah pjesën më të mirë të talentit tuaj krijues.  

PESHORJA  

Hëna e plotë është mjaft premtuese për financat tuaja. Ajo sjell fitime, një bonus, një ndihmë apo një mbështetje ekonomike për periudhën që vijon, pothuajse deri në fund të vitit. Të kujdesshëm duhet të jeni në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja duke shmangur çdo lloj konflikti apo kontradikte. Diplomacia, talenti juaj, është rruga dhe përgjigjja më e mirë në situatat ekzistuese. Megjithatë do të ekzistojnë dhe rastet ku do të vazhdoni të keni luftë deri në spastrimin përfundimtar të marrëdhënieve tuaja personale dhe familjare, e cila do të zgjasë pothuajse deri në fund të vitit.  

TIP: Përfitoni nga propozimet, që do të keni në lidhje me zhvillimin tuaj profesional dhe ekonomik, që ju ofron periudha.  

AKREPI  

Hëna e plotë në shenjën tuaj në 15 nëntor krijon kushtet për një ripërtëritje dhe një rinovim të vetes tuaj. Përkushtohuni vetes, paraqitjes së jashtme, por dhe planeve tuaja. Përmes një riorganizimi do të ndërmerrni fillime të reja, të fuqishme dhe të suksesshme, të cilat mbështeten nga njerëz potencialë, nga të afërmit tuaj, por dhe nga universi në përgjithësi. Veçanërisht të ndikuar janë të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës. Fjala juaj ka peshë dhe puna është më rezultative gjatë kësaj periudhe, për të gjithë ju përfaqësuesit e shenjës. Shanse do të keni dhe në jetën emocionale dhe erotike, mjaft të dëshironi.  

TIP: Mos e teproni me punën. Kujdesuni për shëndetin dhe regjimin tuaj.  

SHIGJETARI  

Më në fund aktiviteti juaj dhe veprimet tuaja janë më të harmonizuara me dëshirën dhe qëllimet që keni. Krijimtaria  dhe jeta juaj erotike do të favorizohen dhe do të kenë rezultate mjaft të mira deri në fund të vitit. Një njohje, një peripeci apo një dashuri e vërtetë janë skenat e mundshme në jetën emocionale për periudhën në vijim. Me hënën e re në 15 nëntor, përqendrohuni në një organizim më të mirë apo në plane të reja, të cilat do të marrin formë në periudhën që vijon kryesisht në dhjetor që është dhe muaji juaj. Puna dhe përpjekjet e deritanishme do t’ju shpërblejnë në sferën financiare.  

TIP: Gjeni kohën për t’u relaksuar, pa ankth për sferën ekonomike.  

BRICJAPI  

Erdhi momenti të zgjidhni disa nga problemet që ju preokupojnë. Periudha është mjaft frytdhënëse për ju dhe projektet tuaja. Do të jeni mjaft të komunikueshëm dhe miq apo njerëz me potencë t’ju mbështesin dhe do t’ju ndihmojnë në ndryshimet apo në rikëmbimin që doni të bëni. Karriera është gjithmonë primare për ju, por këtë herë keni më shumë arsye për t’u përqendruar në zhvillimin tuaj profesional dhe financiar.  

TIP: Leni veten të lirë, veproni  dhe promovoni projektet dhe karrierën tuaj.  

UJORI  

Mjaft të aktivizuar dhe në veprimtari të plotë, të çliruar nga pengesat, ju gjen kjo periudhë. Më ide të reja për ndryshime profesionale me perspektivë dhe mbështetje në realizimin e tyre keni gjithë mundësitë të ndërmerrni fillime të reja të fuqishme. Sfera financiare do të jetë mjaft e favorizuar dhe do të ketë përfitime, të cilat do të kenë të bëjnë me këto ndryshime apo me këtë fillim të ri. Gjithsesi periudha premton burime financiare, përfitoni nga ajo! Por, në rast se doni të bëni një investim, përpara se të veproni, peshoni mirë shpenzimet dhe fitimet. Hëna e re në 15 nëntor ndikon kryesisht të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës.  

TIP: Përvishuni punës dhe organizoni sa më mirë planet tuaj për zhvillim në çdo drejtim të jetës pasi jeni në prag të një periudhe mjaft të rëndësishme për ju, e cila fillon në pjesën e dytë të dhjetorit.  

PESHQIT  

Hëna e re në shenjën e akrepit në 15 nëntor është favorizuese dhe premtuese për ju, si në fushën profesionale ashtu dhe në atë personale. Ju që jeni në një marrëdhënie është momenti ta legalizoni apo të merrni vendime më të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Ju të tjerët keni gjithë shanset të takoni dashurinë ndoshta dhe nga larg, përmes një komunikimi nga rrjetet sociale apo udhëtimeve (pak e pamundur për arsye të situatës). Sfera financiare çlirohet më në fund nga pengesat apo problemet dhe mund të përfitoni nga shanset që keni, por kuptohet pa munguar dhe shpenzimet që ndonjëherë do të humbasin kontrollin tuaj.    

TIP: Një nga ëndrrat tuaja mund të bëhet realitet. 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post
Kida, Marina dhe Nora na paskan gënjyer kaq bukur!

Kida, Marina dhe Nora na paskan gënjyer kaq bukur!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera