Kënga e dedikuar vajzës së tij, Hanës, shkaktoi shumë zhurmë në rrjetet sociale për shkak se në të, reperi i njohur, Mozzik përmendte dhe ish-partneren e tij, Loredana.
Së fundmi në një intervistë për ‘KosovaPress’, reperi ka zbuluar dhe reagimin e Loredanës kur ka dëgjuar këngën, duke shtuar se ai projekt është realizuar kur ata kanë qenë ende të dy bashkë.
“Për këngën, kënga është punuar kur ka qenë edhe ajo pjesë e jetës time, edhe pse është nëna e vajzës time, këngën e kam punuar kur kam qenë bashkë me të në studio, e kemi punuar bashkë, madje edhe ajo e do shumë këtë këngë”, është shprehur Mozzik.
I pyetur nëse do të ndryshonte diçka në jetën e tij, reperi ka pohuar se gjithcka ka shkuar siç ka dashur ai. Mozzik dhe Loredana vazhdojnë të kenë kontakte për hir të vajzës së tyre, megjithatë ai e ka të qartë se nuk do të kthehen asnjëherë më bashkë./revistawho.com







