Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka sjellë herë pas here situata mjaft komike nga shtëpia e tij apo dhe në vende të tjera.
Edhe pak minuta më parë, Kallaku ka ndarë një video ku ka treguar reagimin e parë të një njeriu i cili hipën në makinë pasi e ka lënë për shumë kohë në diell.
“Ai momenti kur e ke lënë makinën parkuar në pikë të diellit dhe futesh brenda”, ka shkruar Besi krah videos e cila ka shkaktuar menjëherë shumë të qeshura tek ndjekësit.
Me siguri tek kjo video do të gjejnë veten shumë njerëz të tjerë që kanë ndarë të njëjtën eksperiencë me Besin./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CD6XgOQByUF/?igshid=1iv1l7wl5gwfb








