Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Si reagon Eli Fara kur shikon lajmet për Marinën: Media të ligësive…

01/06/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Si reagon Eli Fara kur shikon lajmet për Marinën: Media të ligësive…

Marina Fara është një emër familjar për publikun, por jo një personazh publik. Të gjithë e njohin si vajzën e këngëtares Eli Fara, por e njohin edhe nga setet e fotove provokuese në rrjetet sociale. Vëmendja e madhe mediatike që Marina ka marrë kohët e fundit është fokusuar kryesisht në statusin e saj privat. Pak muaj më parë, u mësua se Marina shpalli fejesën me një biznesmen të njohur në Tiranë dhe vetëm pak ditë më parë, mediat postuan lajmin se ajo i ka dhënë fund fejesës dhe tashmë ka krijuar një lidhje të re.





Të gjitha këto aludime mediatike për Marinën, natyrisht i kanë rënë në vesh edhe këngëtares së njohur, Eli Fara, e cila, si ҫdo prind, nuk ndihet mirë për ato që thuhen e shkruhen për të bijën, aq më tepër kur Marina nuk është person publik dhe jeta e saj private nuk ka pse të komentohet.


E ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për të promovuar klipin e saj të ri “Mbolla një bahҫe”, Eli Fara është përballuar edhe me disa pyetje nga publiku, ndër to edhe ato për vajzën, pikët e dobët të këngëtares.

E ngacmuar edhe nga moderatorja për komentet dhe shkrimet për Marinën dhe jetën e saj private, Eli thotë se përpiqet që të mos u japë rëndësi, por, natyrisht, si ҫdo prind, edhe ajo nuk ndihet mirë për komentet e jetës së saj në media e portale: “Për mënyrën se si i sjellin të tilla lajme, askujt nuk i vjen mirë, sidomos prindit. Unë mundohem të mos u kushtoj rëndësi këtyre komenteve. Për mua është e pakuptimtë të merresh me jetën private të një njeriu që, për më tepër nuk është personazh publik. Ajo nuk është personazh publik dhe nuk ka nevojë për t’u komentuar nga të tjerët…” – thotë Eli duke iu referuar lajmeve të fundit për Marinën.

Ndërsa mediat që merren me lajme të tilla, Eli i quan “media të ligësive, që ҫorodisin shoqërinë… dhe nuk është mirë.”

Marina ka mbaruar studimet për drejtësi dhe punon si juriste. Per Elin, fakti që ajo nuk ka lidhje me artin është fat, sepse njerëzit që kanë një punë tjetër jashtë artit, tregon këngëtarja, e kanë jetën më të qetë dhe janë më afër familjes./Class

Tags: ELI FARAlajmemarina fara
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”
Breaking News

I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll”

29/12/2025
Next Post
FOTO/ Jo më hakmarrje mes Elifit dhe Behlulit, dyshja përfundon në ‘martesë’

FOTO/ Jo më hakmarrje mes Elifit dhe Behlulit, dyshja përfundon në ‘martesë’








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera