Jona Spahiu dhe Frenkli Ymeri janë padyshim një nga çiftet më simpatikë të ‘showbiz-it’ shqiptar. Në fillimet e tyre e mbajtën lidhjen larg vëmendjes mediatike, por pasi ajo u bë publike, ata herë pas here shprehin dashurinë për njëri-tjetrin edhe në rrjetet sociale. Nëpërmjet një postimi të bërë së fundmi në ‘Instagram’ Jona shfaqet më romantike se kurrë, duke i dedikuar publikisht bashkëshortit të saj, fjalët që çdokush do të dëshironte të dëgjonte.
“Duket sikur të kam dashur ty në forma të pafundme, pafundësisht herë, jetë pas jete, epokë pas epoke pafundësisht”,- shkruan Jona krahas fotos së shkrepur në Paris.
Muaj më parë dashuria e çiftit u bekua nga ardhja në jetë e vogëlushit, Raiden./revistawho.com