Në fillim të këtij viti Zaimina mori propozimin emocionues nga partneri i saj Klodian Asllani. Një propozim që çdo vajzë do ta ëndërronte. Qershia mbi torte për vitin më të mrekullueshëm të Zaiminës është vajza e saj, Khloe e cila pritet të vijë në jetë shumë shpejt. Për herë të parë Zaimina flet për ndjesinë e të bërit nënë dhe ka shkruaj një dedikim emocionues për të.” Të dua Khloe! Dita kur dëgjova për herë të parë rrahjen e zemrës tënde, ishte momenti më emocionues dhe i mrekullueshëm i jetës sime. Ti je gjëja më e pastër që më ka ndodhur dhe mezi pres të të marr në krahe të të dua dhe të të mbroj për gjith jetën”, shkruan Zaimina mbi videon e postuar ku dëgjohen të rrahurat e zemrës së vajzës.
“Faleminderit Klodian Asllani që më trajton si mbretëreshë, që më bën të ndihem speciale në këtë periudhë magjike dhe më e rëndësishmja faleminderit që më bëre mama”, e ka mbyllur kështu Zaimina dedikimin e saj teksa në fund të videos shfaqet e kapur nga duart me partnerin e saj.
I