Edhe pse është një nga këngëtaret më të famshme ndërkombëtare, kjo nuk do të thotë se jeta e saj fokusohet vetëm te suksesi. Dhe ajo ka ndjenja, qan, qesh si cdo njeri i zakonshëm. Bëhet fjalë për Rihanna-ën e cila momentalisht po shijon suksesin që po thyen chartet ndërkombëtare “Wild thoughts”. Një pyetje drejtuar këngëtares në Twitter ka bërë që ajo të përfshihet emocionalisht duke i dhënë disa këshilla fanses në fjalë.
“Si ia ke dalë nga ndarja jote e parë? Unë po vuaj shumë” shkruan fansja në Twitter.
Nuk ka munguar dhe përgjigja e Ririt e cila thotë: “Thjesht mendo që ndarja është një dhuratë për veten tënde. Qaj nëse e ndjen por kjo gjë nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ti do të gjesh dashurinë përsëri dhe ajo do të jetë akoma më e bukur. Momentalisht shijo atë çfarë ti je”.
Këshillë e vlefshme!