Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebes! 09/03/2026
Horoskopi javor: ja cilat janë shenjat më me fat! 09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 09/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Si ta kuptoni që po ju përgjohet telefoni dhe mënyrat si të ruheni

22/09/2016
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
Si ta kuptoni që po ju përgjohet telefoni dhe mënyrat si të ruheni

Un operatore impegnato in un'intercettazione ANSA/ SILVI


Telefonat janë përgjuar në çdo kohë dhe sërish përgjohen. Po a mundet që ne ta kuptojmë që na përgjojnë? Si ta kuptojmë që telefoni ynë është nën përgjim? Për të kuptuar nëse përgjoheni ose jo duhet të kini parasysh këto informacione:





1 – Kontrolloni se sa gjatë mban bateria e telefonit tuaj. Bateria e telefonit celular përdoret në rastet e dërgimit të SMS-ve apo informatave me zë, ose gjatë aktivizimit të mikrofonit pa kabllo.

2 – Nëse qëndrueshmëria e baterisë zvogëlohet në mënyrë drastike sesa në rastet e zakonshme, madje edhe pas vendosjes së baterisë së re, telefoni juaj me gjasë përgjohet.


3 – Kontrollojeni temperaturën e telefonit tuaj celular. Bateria bëhet e nxehtë kur përdoret, ndërsa nëse ju nuk e keni përdorur telefonin celular dhe bateria është e nxehtë, atëherë kjo lë të kuptohet se telefoni po shfrytëzohet pa njohurinë tuaj.

4 – Shihni punim të çuditshëm të telefonit. Nëse celulari juaj fillon befasisht të ndalet dhe lëshohet vetvetiu ose ju nuk mund ta ndalni, atëherë mund të ndodhë që dikush tjetër shërbehet me telefonin tuaj.

5 – Kushtoni rëndësi mesazheve të koduara. Nëse merrni një mesazh tekstual në formë kodi me shifra dhe simbole në vend të fjalëve, ky mund të jetë tregues i tentimit të transmetimit të të dhënave nga personi i tretë.

6 – Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar. Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat në transmetimin e të dhënave, sinjaleve ose zërit, por shkaktar mund të jetë edhe pajisja të cilën një i tretë e përdor për përgjimin e telefonit tuaj celular.

7 – Kushtoni vëmendje gjendjes së kredive. Nëse vëreni se keni shpenzuar diçka shtesë, ndërsa ju nuk e keni shfrytëzuar, atëherë me gjase dikush tjetër e shfrytëzon telefonin tuaj.

8 – Një nga mënyrat më të përhapura së fundmi të përgjimit është instalimi i një aplikacioni përgjuesnë telefonin tuaj i cili çdo komunikim tuajin e dublon dhe e dërgon në një pajisje tjetër.

9 – Aplikacioni “FlexiSPY” i cili u reklamua si program qe “lejon perdoruesit e ketij programi të shikojne nëse i tradhëton gruaja» është në fakt i shtrenjtë dhe punon vetëm në aparatura celularësh, të cilat mbështeten në platformen S60 të Nokias.

10 – Një mënyrë tjetër e përgjimit të telefonit është dhe nga kodi i telefonit IMEI. Nëse dikush ka akses në telefonin tuaj celular dhe kodin IMEI, edhe vetëm për pak minuta, jeta juaj mund të kthehet si një libër i hapur për të gjithë. Disa programe përgjuese janë aq të sofistikuara, të cilat regjistrojnë bisedat tuaja, madje edhe në qoftëse nuk përdorni telefonin. Edhe mesazhet e fshira me anë të një teknologjie të lirë mund të gjenden. Përgjimi kërkon dy gjëra: kodin IMEI për telefonin dhe programin për t’u lidhur me këtë kod.  IMEI “Pajisje telefonike identifikuese” dhe është një numër unik që ndodhet në baterinë e celularit. Ka tre vende që përgjuesit të gjejnë kodin tuaj IMEI.

*Nga kontrata me kompaninë e telefonit psh me iPhonin

*Nga bateria

*Ose thjesht, duke shtypur në tastjerë *06*

Programi i përgjimit me anë të telefonit është shumë i lirë dhe gjendet në qindra faqe në internet, ose thjesht mund të instalohet, duke u shkarkuar nga interneti në telefonin tuaj, i cili zgjat pak sekonda.

Kombinimi i programit në telefonin tuaj personal me numrin IMEI, dhe të tjerët mund të përgjojnë, duke monitoruar aktivitetet tuaja me anë të një kompjuteri në shtëpi ose smartphoni. Ndaj kini kujdes.

Si të mbroni veten nëse mendoni se po përgjoheni?

1 – Një nga masat paraprake që mund të ndërmerret kundër përgjimit është formatimi i shpeshtë i telefonit tuaj. Një gjë e tillë mund të kryhet me butonin “factory reset”

2 – Heqja dhe vendosja e baterisë është një mënyrë tjetër e shpejtë për të ndërprerë përgjimin.

3 – Prekeni celularin tuaj gjatë kohës kur ju nuk e përdorni atë, nëse bateria është e nxehtë, kjo do të thotë se telefoni juaj po përdorët nga dikush tjetër ndërkohë

4 – Të keni parasysh se bateria është e nxehtë kur telefoni është në përdorim ose pas karikimit.

5 – Celularin tuaj mund ta mbroni ne këto raste edhe me ndonje program antivirusi.

6 – Mos merrni një program të cilin nuk e njihni nëpërmjet Bluetooth kur ndodheni në një ambient të jashtëm, megjithëse përgjimet e vërteta nuk bëhen asnjëherë nëpërmjet Bluetooth si edhe programeve te cilat futen nëpërmjet SMS në celular. Përdoren zakonisht metoda të tjera dhe zakonisht bëhen me aparate të inkriptuara./ Opinion.al

Tags: pergjimtelefoni
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
+18/ E pabesueshme si reagojnë femrat kur shohin foto nudo të femrave të tjera

+18/ E pabesueshme si reagojnë femrat kur shohin foto nudo të femrave të tjera








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera