Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Si ta lësh të shkojë dikë që e dashuron (Edhe pse është shumë e vështirë)

17/07/2022
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
Si ta lësh të shkojë dikë që e dashuron (Edhe pse është shumë e vështirë)

Një ndarje është mjaft e vështirë, por pasojat janë edhe më të vështira. Mund ta dashurosh dikë, por të gjithë e dimë që vjen një moment kur marrëdhënia nuk është më si më parë dhe ajo çfarë duhet të bëjmë, është ta lëmë personin të shkojë. Kjo sigurisht është shumë e vështirë. Njerëzit kanë mënyra të ndryshme sesi ndahen. Disa ndahen pas shumë përpjekjesh, sakrificash, telefonatash të njëpasnjëshme dhe të tjerë ndahen menjëherë duke e bllokuar personin tjetër në rrjete sociale dhe duke mos e lejuar më në jetën e tyre. Por sido që të jetë ky person ka pasur ndikim në jetën tuaj prandaj asgjë nuk është e thjeshtë pas ndarjes.





Kur ta kuptoni që është koha për tu ndarë:

David Lerman, terapist i lidhjeve sugjeron që përpara se të hidheni drejt ndarjes, është e rëndësishme që së pari t’i komunikoni kufijtë tuaj partnerit dhe të përshkruani pasojat me të cilat do të përballen nëse i shkelin ato. Në këtë rast, pasoja do të ishte një ndarje. Pasi t’i keni shprehur qartë nevojat tuaja partnerit tuaj dhe të përcaktoni pasojat, partneri juaj ka një shans për të bërë ndryshime.


“Nëse ata janë në gjendje të ndryshojnë, kjo është fantastike. Nëse ata nuk janë në gjendje ose të gatshëm të ndryshojnë, atëherë ju duhet të vendosni nëse mund ta sakrifikoni veten për ta”, thotë Lerman.

Për të bërë këtë llogaritje, duhet të merrni parasysh të ardhmen tuaj. Mendoni për një afat të gjatë. A mund të qëndroni në këtë marrëdhënie dhe të jeni të lumtur për pesë vitet e ardhshme? Përgjigja është zakonisht jo nëse jeni në një pikë ku dëshironi të ndaheni.

Duhet të kuptoni që çdo ndarje sjell dhe trishtim!

Ndarjet ose çdo humbje dashurie, qoftë dashuri e pashpërblyer, vdekja e një personi të dashur, fundi i një miqësie shpesh çojnë në pikëllim, shpjegon terapist Lerman. Kuptojeni që nuk po e teproni duke u trishtuar dhe qarë. Në shërimin nga një ndarje, ju mund të kaloni në pesë fazat e pikëllimit: mohimi, lufta me veten, depresioni, zemërimi dhe pranimi. Përveç këtyre të pestave, Lerman thotë se ka edhe një fazë të gjashtë: Të gjesh arsyen pse ndodhi kjo!

“Unë mendoj se kjo është një pjesë e rëndësishme e rimëkëmbjes dhe shërimit”, thotë ai.

Ndërprisni çdo kontakt

“Mënyra më e lehtë për të përballuar humbjen e dashurisë është distanca”, thotë Lerman. “Ne nuk mund të shërohemi nga një plagë nëse vazhdojmë të ngacmojmë koren. Duhet ta lëmë të qetë dhe të japim hapësirë”. Nëse e dini tashmë që nuk ia vlen të vazhdoni dhe keni hequr dorë, duhet të ndërprisni çdo mënyrë kontakti.

“Nëse tundoheni të kontrolloni rrjetet e tij/saj sociale, kujtojini vetes se nuk i kontrolloni plehrat pasi i hidhni në kosh. Kjo është e ashpër dhe nuk po them që personi është plehrë, por sapo të heqësh qafe diçka, nuk shkon ta kontrollosh”.

Megjithatë terapistët këshillojnë se nëse ndarja është miqësore, nuk është e nevojshme të fshini provat e marrëdhënies suaj nga telefoni juaj (fotot) sepse nuk do të jeni kurrë në gjendje të fshini faktin që keni qenë bashkë.

“Marrëdhënia ka ekzistuar, ka ndodhur dhe ka kontribuar në atë që jeni sot. Thjesht atribuojani atë si pjesë të së kaluarës suaj dhe ecni përpara.”

Kupto konceptin e ndarjes

Ndarja nuk është gjithmonë ajo që mendoni se është. Sigurisht, në disa raste mund të duket si një bisedë e fundit dhe një lamtumirë , por kjo nuk ndodh gjithmonë. Lerman e sheh ndarjen më shumë si një proces të brendshëm që duhet ta bëni për të mbyllur kapitullin për veten tuaj.

Kur zgjidhni të hiqni dorë nga dikë që doni, besoni se po merrni vendimin e duhur, edhe nëse është i vështirë. Në anën tjetër ju presin aventura të reja, thjesht duhet të shkoni t’i gjeni.

Burimi: Cosmopolitan

Tags: ndarje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
Pas 2 vjetësh lidhje, këngëtarja e famshme po shkon drejt altarit!

Pas 2 vjetësh lidhje, këngëtarja e famshme po shkon drejt altarit!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera