Shpesh mendojmë si mund të kemi një trup perfekt? Si mund të dukemi dhe ne pikërisht si modelet e Victoria’s Secret? A do arrinim ne të kishim një trup aq në formë dhe fantastik? Kjo ndoshta varet nga vullneti i gjithësecilit, por ne mund t’ju drejtojmë se si mund të arrini deri atje. Kush janë ushtrimet që modelet e Victoria’s Secret nuk i ndahen? Më poshtë mund t’i shihni!
USHTRIMI I ECJES
Ky është një ushtrim që duhet të jetë i pari. Merr vetëm tre minuta dhe e ngroh trupin tuaj. Krejt çfarë duhet të bëni është të qëndroni në këmbë me ijët ndaras, përkuluni paksa përpara dhe shtrini duart. Më pas ecni përpara dhe prapa për t’u kthyer në pozicionin fillestar.
USHTRIMI ME NJËRËN DORË
Kjo është lëvizja e preferuar e Jessica White. Duhet të mbaheni në duar dhe gjunjë me një peshë në dorë. Dy këmbët dhe njëra dorë duhet të qëndrojnë në tokë, derisa me njërën dorë ku mbani peshën bëni lëvizje para dhe sipër. (Ushtrimi 1 dhe 2 në foton më poshtë)
QËNDRIMI NGA ANASH, SHTRIRË
Ky është një ushtrim i preferuar për Alessandra Ambrosio. Duhet që të qëndroni shtrirë në bërryl, nga anash. Ngrini ijët në ajër dhe me dorën e ngritur lart mundohuni të prekni pjesën e kraharorit, duke kaluar nga përpara.
SHTRIRJA E KËMBËVE
Ky është një ushtrim të cilin Romee Strijd e bën shpesh në mënyrë që këmbët e saj të janë në formë. Kërkon një pajisje të veçantë, që do të thotë se duhet të shkoni në palestrën më të afërt. Uluni në pajisje, vendoseni mbajtësen sipër shputave të këmbës dhe ngrini këmbët poshtë e lart.
NË MAJAT E GISHTËRINJVE
Ky ushtrim do t’jua bëjë këmbët shumë seksi. Filloni duke ndenjur me duart në ijë. Më pas duhet të ngriheni në maja të gishtërinjve për dy sekonda, më pas kthehuni në pozicionin e parë. Bëjini dy herë nga pesëmbëdhjetë ngritje dhe do ta ndjeni efektin.
SHTRIRJA ANASH DUKE NGRITUR IJËT
Kjo është baza që ju ndihmon të ndiheni seksi në gjithë trupin. Filloni duke ndenjur shtrirë nga anash, me këmbët sipër njëra-tjetrës. Vendosni njërën dorë mbi ijë, mbështetuni në bërryl dhe ngrini ijët poshtë e lartë.
NGRITJA E DYFISHTË E KËMBËVE
Filloni duke u shtrirë në dysheme me duart e shtrira pranë trupit, pastaj i vendosni mbrapa fundshpinës. Ngrini këmbët lart drejt sipër ijëve. Më pas i ulni më ulët, duke e mbajtur paksa atë pozicion para se t’i lëshoni edhe më poshtë dhe kështu me radhë.
USHTRIMI ME KARRIGE
Këtë ushtrim mund ta bëni me ndonjë karrige të vjetër në shtëpi. Gjithë çfarë duhet të bëni është t’i mbani duart në karrige, teksa lëvizni trupin poshtë e lartë. Merrni frymë thellë, teksa uleni poshtë dhe teksa ngriheni.
KAPËRCIMI I LITARIT DHE BOKSI
Adriana Lima pëlqen të kapërcejë mbi litar e më pas fillon me boks, duke dëshmuar se sa me rendësi është për një femër të merret me gjëra të ndryshme. Ndoshta këto ushtrime nuk ju përgatisin menjëherë për pistë, por do t’ju japin shumë vetëbesim.