Kuzhina është zemra e shtëpisë. Ai është vendi i intimitetit familjar, sepse kur kuzhina është qendra e shtëpisë do të thotë se ka jetë dhe ngrohtësi. Kjo është arsyeja pse pikërisht ajo duhet të mbahet sa më higjienike.
Roberta Schira, gazetare ushqimi dhe shkrimtare, i ka kushtuar librin e fundit “Gëzimi i riorganizimit në kuzhinë”. Kujdesi për kuzhinën tregon kujdesin për ata që jetojnë atje. Ndaj kuzhina, sipas saj, është parimi kryesor. Libri sjell në vetvete një seri me këshilla praktike.
Në kuzhinë urdhëron vetëm një
Ky është i vetmi parim për një fillim të mirë. Asgjë nuk funksionon, sipas autores, as ndarja e roleve, apo gatimi me turne. Për më tepër skemat e ngurta duhet të jenë të njëjta për të gjithë: Një kuzhinë është e rregullt kur kryen nevojat e atij që e drejton atë.
Pastrimi
Para se të fillosh të vendosësh rregull, largoni shqetësimet e mendjes. Skema është kjo: Blej më pak ushqim dhe enë kuzhine = kam më shumë hapësirë= mund të pastroj më mirë.
Rregullo kuzhinën sipas parimit të të qënit bashkë në tryezë
Qëndrimi së bashku në tryezë për një kohë të gjatë, është në themelet e një marrëdhënieje të shëndetshme me ushqimin, i cili kalon përmes përbërësve dhe teknikave të gatimit, por edhe për të festuar duke ngrënë.
Çdo gjë në vendin e vet, një vend për çdo gjë
Riorganizimi bëhet sipas katër elementeve: ajri, toka, zjarri dhe uji, nga dyshemeja deri te lavamani, nga raftet në koshin e plehrave, në mënyrë që të zbuloni kënaqësinë për të hequr qafe ato që nuk ju nevojiten, kështu që dhurojini ose hidhini.
Kur keni arritur të vendosni këtë rregull, mund të arrini të pastroni vetëm për 7 minuta në ditë kuzinën tuaj. Ja dy mënyra:
7 minuta në ditë
Është e dobishme që të bëni një pastrim të shpejtë në kuzhinë çdo ditë, edhe në qoftë se nuk keni gatuar. Autorja zbulon se kaq duhet mesatarisht për të sistemuar gjithçka pas ngrënies së mëngjesit.
Në këtë mënyrë kërkojuni atyre që jetojnë me ju të vendosin në lavaman të gjitha enët që përdorin gjatë ditës, edhe në qoftë se ju nuk keni kohë për t’i larë menjëherë.
Pastrimi
Vetëm një shishe me një “ilaç magjik”, i përshtatur nga ju, është gjithashtu një mjet i përsosur për ta përdorur çdo ditë për një pastrim të lehtë.
Një herë në 4-5 muaj, përveç pastrimit të zakonshëm ditor, mundohuni të pastroni me ilaçin tuaj të preferuar dhe jepini aromë të veçantë kuzhinës. Është e rëndësishme që ta bëni ju këtë ritual, pavarësisht nëse dikush zakonisht ju ndihmon në pastrimin e shtëpisë/Revista Shije/