Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dua në muzikë, motra e saj në aktrim, familja Lipa nuk ndalet! 11/12/2025
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Si ta përdorni vitaminën E për flokët? Ja përfitimet dhe vlerat

10/03/2020
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Si ta përdorni vitaminën E për flokët? Ja përfitimet dhe vlerat

Tashmë është e ditur që flokët e shëndetshëm i japin të gjithë portretit një pamje më të freskët dhe rinore.





Thuhet se gjysma e bukurisë përcaktohet nga to, prandaj edhe vëmendja që i kushtohet është njësoj e madhe.

Gjithsesi pavarësisht kujdesit, flokët janë delikatë dhe mund të dëmtohen shumë shpejt.


Kjo varet që nga kushtet atmosferike, deri tek produktet që përdorni çdo ditë për t’i trajtuar ato.

Për të gjitha arsyet e mësipërme, nevojat për të përdorur trajtime ndihmuese dhe natyrale të cilat rigjenerojnë flokët janë gjithnjë prezente.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do të gjeni një prej tyre, shumë efikas dhe të nevojshëm për shëndetin e flokëve tuaj.

Trajtimi natyral me vitaminë E është më shumë se i domosdoshëm për flokët e dëmtuar, pasi është i pasur me një sërë vlerash rigjeneruese.

Si Ndihmon Vitamina E

Në kozmetikë vitamina E është përfshirë që në vitet 1950, si një zgjidhje kundër rrudhave, inflamacionit dhe dëmtimit të lëkurës.

Kjo vitaminë është e njohur për vetitë e saj një antioksidante dhe shumë efikas.

Duke ndihmuar organizmin të kontrollojë radikalet e lira dhe qelizat e këqija.

Të njëjtin funksion mbrojtës, hidratues dhe rigjenerues ka edhe tek rrënjet apo fijet e flokëve.

Ndihmon kundër rënies së flokëve, hidraton skalpin, heq zbokthin dhe balancon yndyrën në kokë.

Atë mund ta gjeni si suplement në formën e kokrrave apo edhe në ushqime si spinaqi, arrat, trofta apo kikrikët.

Gjithsesi trajtimi i sotëm i përfshin si ushqimet ashtu edhe aplikimin drejtpërdrejtë në flokë.

Nëse keni flokë të djegur, me maja dyshe dhe doni t’i ktheni ata në të shëndetshëm e plot shkëlqim, ndiqni këshillat e mëposhtme.

Si ta Përdorni Për Flokët

Duke filluar që nga ushqimi i mirë deri tek vajrat, kapsulat apo maskat me këtë vitaminë, AgroWeb.org j’ua rendit më poshtë.

Ushqimet e Duhura

Filloni nga arrorët ku përfshihen arrat, bajamet, kikrikët, stikat, lajthitë dhe çdo gjë tjetër e kësaj familje.

Gjithashtu perimet jeshile apo ato me gjethe jeshile si spinaqi apo lakrat e egra janë një mënyrë shumë e mirë rigjenerimi.

Suplemetet

Megjithëse suplemetet janë shumë lehtë të gjendshëm në farmaci, shpeshherë nuk ka nevojë fare që ato të konsumohen.

Kjo pasi sasitë që trupit i nevojiten nga vitamina E, mund t’i marrë fare lehtë nga ushqimet që konsumon çdo ditë.

Nëse keni flokë të thatë mjafton të fusni tek një shampo 725 ml rreth 4 kapsula të buta vitamine E dhe lërini të shkrijnë.

Më pas përdoreni shampon dhe zbutësin si zakonisht.

Bëjeni këtë trajtim sa herë që të shikoni që flokët tuaj janë të thatë dhe të dëmtuar.

Vaji i Vitaminës E

Gjithashtu ju mund të zgjidhni të përdorni direkt vaj vitamine E që mund t’a gjeni lehtë në farmaci.

Një mënyrë tjetër është të blini kapsula të zakonshme të kësaj vitamine dhe të lyeni flokët.

Shtypni 4-5 prej tyre ose një lugë çaji dhe lyeni majat e flokëve për flokët e yndyrshëm.

Për flokët e thatë rrënjët bashkë me gjatësinë e tyre.

Lërini 10-20 minuta dhe më pas lajeni kokën si zakonisht me shampo dhe zbutës.

Nëse keni flokë të yndyrshëm këtë trajtim bëjeni 1 herë në javë derisa të shikoni që flokët janë më të butë dhe të rigjeneruar./AgroWeb.org

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Next Post
Babai i Dua Lipës i bën dedikimin romantik bashkëshortes për 25-vjetorin e martesës

Babai i Dua Lipës i bën dedikimin romantik bashkëshortes për 25-vjetorin e martesës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera