Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live 29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll” 29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta 29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë 29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty! 29/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

SI TA QUAJ KETE DASHURI/ Akash dhe Pajal fejohen, Arnav ndahet nga Lavanja; Ja ç’do të ndodhë këtë javë

09/07/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
SI TA QUAJ KETE DASHURI/ Akash dhe Pajal fejohen, Arnav ndahet nga Lavanja; Ja ç’do të ndodhë këtë javë

Kushi e gjen veten përballë një situate ku nuk di se si të veprojë e të sillet me Shamin. Madhumati mallkon Shamin ngaqë po luan me ndjenjat e Kushit. Kushi vendos se zgjidhja më e mirë është e ekspozojë Shamin përpara të gjithëve por ai e kërcënon se do të shkatërrojë lidhjen e Akash me Pajal. Kur takon Anxhalin Kushi ndryshon mendje dhe vendos të mos tregojë asgjë për Shamin. Arnav i thotë Lavanjës se nuk ka ndjenja për të e dëshiron të ndahen. Ai informon edhe familjen e tij për këtë gjë. Madhumati dhe Pajal mezi presin të mësojnë reagimin e familjes Reizada pasi zbuluan se kush është Sham në të vërtetë por Kushi i lajmëron se nuk e tregoi të vërtetën. Pajal më pas propozon që të harrojnë të shkuarën e të gjithë të fokusohen tek martesa e saj me Akashin. Arnav ndihet keq që po i thyen zemrën Lavanjës.
Ajo e pranon vendimin për ndarje. Kushi kërcënon se do të zbulojë Shamin para Anxhalit. Gjyshja prezanton Shamin me familjen e Kushit dhe Madhumati e ka të vështirë ta durojë këtë skenë. Kushi i uron fat Arnavit dhe uron Pajalin e Lavanjën. Lavanja i rrëfen Kushit se ajo dhe Arnavi kanë vendosur të ndahen. Megjithatë Lavanja dëshiron ta mbajë ndarjen sekret derisa të përfundojë fejesa Pajal dhe Akash. Pajal dhe Akash fejohen sipas të gjitha traditave. Arnav më pas lajmëron të gjithë familjen për ndarjen. Kushi qorton Arnavin për ndarjen nga Lavanja. Madje ajo përpiqet ta ndalojë Lavanjën të ikë nga shtëpia. Gjyshja kërkon që Arnav të japë një arsye të fortë për ndarjen, dhe nuk lejon që Lavanja të ikë. Lavanja i surprizon të gjithë duke thënë se vendimi ishte i dyanshëm dhe largohet. Kushi vendos se nuk do të flasë kurrë më për Shamin.
Arnav merr mëbështetje të plotë nga Anxhali për ndarjen. Kushi dhe Arnav përfundojnë bashkë në tualet. Kushi ndihmon Anxhalit me përgatitjet e dasmës. Sham i thotë Kushit se Anxhal nuk po sillet mirë me të. Manorama është entuziaste se pret një mike nga Sidnei, Nanda Kishore.
Sham i kërkon Anxhalit që të menaxhojë llogarinë e tij. Kushi dhe Nanda duan që në festë të ketë edhe kërcime tradicionale. Kushi acarohet me Arnavin pasi ai refuzon të tilla organizime. Akashi i nis një letër Pajalit përmes Kushit. Më vonë ai shkonë të marrë vajzat për në festë. Kushi nuk shkon dot se ndrydh këmbën./ revistawho.com






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Ish-banorja e “Big Brother 9” kritikohet nga fansat: “Nuk më intereson mendimi juaj”

Ish-banorja e “Big Brother 9” kritikohet nga fansat: "Nuk më intereson mendimi juaj”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera