• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Si ta quaj këtë dashuri”, Akash i propozon Pajalit, ja ç’do ndodhë nesër

Arnav gjen Kushin të fshehur. Kushi arrin të shpëtojë dhe largohet. Anxhali i tregon Arnavit byrzylykët e mamasë së tyre të cilat do i vendosë nusja e ardhshme e Arnavit. Anxhali i lexon Arnavit edhe letrën nga mamaja dhe të dy qajnë. Anxhali largohet ndërsa Kushi e gjen Arnavin duke parë yjet. Akash i bën një surprizë Pajalit dhe i lexon një poezi. Arnav i cili është duke parë yjet pyet Kushin nëse është e vërtetë që prindërit e tyre janë kthyer në yje. Kushi i thotë se ajo beson kështu. Të dy e kuptojnë shumë mirë njëri tjetrin teksa shihen në sy. Akash i propozon Pajalit dhe i thotë se nuk mund të jetojë pa të. Pajal i thotë se lidhja e tyre nuk do pranohet kurrë nga familja e tij dhe se ata nuk mund të jenë bashkë. Ajo largohet. Akash lëndohet shumë. Kushi largohet për në shtëpi. Arnav gjen unazën e Kushit por nuk e di e kujt është. Ai pyet Anxhalinë dhe Lavanjën. Lavanja i thotë Anxhalisë se Sham do i bëjë ndonjë surprizë. Halla sheh që Kushi nuk e ka unazën dhe i bërtet. Anxhali i jep unazën Shamit dhe i thotë se ishte pranë pishinës. Sham i thotë se nuk është unaza e tij. Ai i thotë se do i blejë asaj një unazë më të mirë dhe përqafohen. Në këtë moment unaza bie në gotën me qumësht. Shërbëtori vjen merr gotën me qumësht për t’ja çuar gjyshes. Kushi vjen në shtëpinë Raizada dhe kërkon për unazën. Ajo përplaset me Arnavin dhe të dy grinden si gjithmonë./revistawho.com