Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Si ta quaj këtë dashuri/ Anxhali bie në kurthin e Sham, ajo e humb bebin, ja ç’do ndodhë nesër

01/01/2018
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Si ta quaj këtë dashuri/ Anxhali bie në kurthin e Sham, ajo e humb bebin, ja ç’do ndodhë nesër

Anxhali shkon në dhomë duke menduar se Sham është aty. Ajo është zbathur dhe shkel në copat e thyera të xhamit. Sham është fshehur dhe sheh Anxhalinë. Ajo lëndohet shumë dhe këmbët i bëhen me gjak por përsëri vazhdon të kërkojë për Shamin. Garima dhe halla kthehen në shtëpi. Anxhali nuk e gjen Shamin në dhomë dhe del. Ndërkohë Kushi po kërcen me NK. Anxhali po kalon pranë telave elektrikë. Ajo pëson shok dhe bërtet. Të gjithë tremben kur e shohin. Anxhali bie nga shkallët. Arnav dhe të tjerët vrapojnë drejt saj dhe e çojnë me urgjencë në spital. Doktorët e fusin Anxhalinë në sallën e operacionit. Të gjithë presin të shqetësuar. Doktori del dhe thotë se i vjen keq por fëmija nuk mundi të shpëtojë. Të gjithë nuk arrijnë ta besojnë këtë dhe janë të tmerruar. Doktorët e çojnë Anxhalinë në një dhomë tjetër. Ajo është pa ndjenja. Gjyshja është e shqetësuar sesi do i thonë Anxhalisë këtë lajm të hidhur. Të gjithë shkojnë në dhomën e Anxhalisë përveç Arnav. Anxhali zgjohet dhe i sheh të gjithë të mërzitur. Ajo i thotë se është mirë por të gjithë janë të shqetësuar. Anxhali pyet çfarë ka. Manorama nis t’i thotë për beben por Anxhali thotë se bebi është mirë. Të gjithë janë të mërzitur dhe qajnë. Kushi i thotë Anxhalisë se e humbi bebin. Anxhali refuzon ta pranojë. Ajo sheh Arnavin duke qarë tek dera dhe i thotë Kushit t’i tregojë Arnavit që bebi është mire shkruan revistawho.com. Anxhali nuk do ta besojë por më pas vë dorën në bark dhe fillon qan me ngashërim. Të gjithë e përqafojnë dhe mundohen ta qetësojnë. Arnavit nuk i bën zemra të futet në dhomë. Kushi shkon tek ai dhe i thotë se Anxhali ka nevojë për të tani. Arnav thotë se nuk ka forcë ta shohë Anxhalinë në atë gjendje. Infermierja thotë se Anxhali ka humbur shumë gjak kështu që natën do e kalojë në spital. Të gjithë largohen përveç gjyshes dhe Kushit me Arnavin. Arnav është shumë i mërzitur dhe fajëson veten. Kushi i thotë se nuk është faji i tij që ndodhi kjo. Arnav thotë se ai nuk mund ta mbrojë Anxhalinë kur Sham e tradhtoi dhe sot Anxhali është në këtë gjendje. Arnav kujton incidentin kur i vdiqën prindërit dhe thotë se edhe atëherë nuk mundi të bëjë gjë. Ai i tregon Kushit që babi i tij kishte një femër tjetër dhe kur mamaja e mori vesh vrau veten. Babai kishte fajësuar veten dhe kishte bërë vetëvrasjë gjithashtu. Arnav i thotë Kushit se Sham i kujton babain sepse ai e tradhtoi Anxhalinë ashtu si baba tradhtoi mamanë. Kushi e përqafon Arnavin dhe mundohet ta qetësojë. Ai është shumë i mërzitur dhe qan./revistawho.com






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Afërdita Dreshaj rrëfen propozimin për martesë: U ul në gjunjë dhe më tha…

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Afërdita Dreshaj rrëfen propozimin për martesë: U ul në gjunjë dhe më tha...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera