Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Justin Bieber paska bërë tatuazh fytyrën e Hailey-t dhe ne tani e morëm vesh! 02/02/2026
Bad Bunny hyn historinë e Grammy-t, i pari këngëtar latin që fiton çmimin… 02/02/2026
Kur rolet mbarojnë: Mehdi Malkaj flet për betejën e djalit me drogën 02/02/2026
Nga Bad Bunny te brezi i ri i fituesve, yjet që shkëlqyen në “Grammy Awards 2026”! 02/02/2026
Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi! 01/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“Si ta quaj këtë dashuri”, Anxhali shumë e lumtur për ardhjen e bashkëshortit, ja çfarë do ndodhë nesër

01/05/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
“Si ta quaj këtë dashuri”, Anxhali shumë e lumtur për ardhjen e bashkëshortit, ja çfarë do ndodhë nesër

Pasi Kushit i bie të fikët, Arnav e merr në krahë. Ndërkohë Pajal është nisur për në vendin e faljes aty ku ndodhet Akash dhe Anxhali. Akash mahnitet kur sheh Pajalin. Pajal i rikthen pjatën e lutjes Anxhalit. Anxhali i kërkon Pajalit ta bëjnë lutjen së bashku dhe Pajal pranon. Arnav i hedh ujë në fytyrë Kushit që ajo të vijë në vete. Më pas i jep ujë për të pirë. Kushi i hap sytë dhe sheh Arnavin. Ajo shqetësohet që ai i prishi agjërimin. Arnav mundohet t’i thotë që asaj i ra të fikët dhe duhet ta bënte këtë. Kushi i falet perëndeshës dhe i kërkon falje që e prishi agjërimin. Asaj i merren mendtë dhe Arnav është përsëri ai që e shpëton. Këtë herë Kushi dhe Arnav janë shumë pranë njëri tjetrit. Pasi vjen në vete Kushi largohet. Lavanja vjen në tempull e veshur me sari. Manorama e komplimenton. Arnav dhe Kushi shkojnë tek të tjerët. Kushi takohet me Pajalin. Pajal e pyet çfarë ka ndodhur por Kushi nuk e shqetëson. Sham telefonon hallën dhe e pyet nëse Kushi dhe Pajal kanë arritur. Halla i thotë se nuk ka folur me to. Sham më pas telefonon Kushin dhe i thotë të kthehet në shtëpi. Kushi i thotë se do kthehen sapo të mbarojë lutja. Ndërkohë Anxhali është e shqetësuar pasi bashkëshorti i saj nuk ka ardhur. Arnav e merr në telefon dhe ja kalon telefonin Anxhalit. Anxhali e pyet ku është dhe ai i thotë se është rrugës. Të gjithë nisin ritualin. Arnav nuk ja ndan sytë Kushit. Anxhali rri me kokën prapa por bashkëshorti i saj nuk duket. Të gjithë prishin agjërimin ndërsa Arnav thotë se nuk beson në këto gjëra. Kushi dhe Pajal i thonë Anxhalit se po largohen. Anxhali u thotë të qëndrojnë edhe pak që të takojnë bashkëshortin e saj por Manorama ndërhyn dhe i thotë t’i lërë ato të shkojnë. Pasi Kushi dhe Pajal largohen Anxhali ndjen se bashkëshorti i saj ka ardhur. Ajo vrapon drejt tij dhe e përqafon. Bashkëshorti i saj është Sham. Ajo e pyet ku e ka vrarë këmbën. Sham i thotë se do ja tregojë në shtëpi por më parë të bëjnë lutjen. Kushi dhe Pajal janë rrugës. Kushi kujtohet se ka harruar diçka në tempull dhe kthehet për ta marrë./revistawho.com






Tags: si ta quaj kete dashuritelenovele
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Shifra alarmante vetëvrasjesh në Shqipëri gjatë vitit 2016, publikohet raporti i frikshëm

Shifra alarmante vetëvrasjesh në Shqipëri gjatë vitit 2016, publikohet raporti i frikshëm








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera