• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

SI TA QUAJ KËTË DASHURI/ Arnav bëhet xheloz për Kushin dhe NK, ja ç’do ndodhë nesër

Në serial vjen personazhi më i ri Nandkishor që është nipi Manoramës. Manorama gëzohet shumë me ardhjen e nipit. Nandkishor u thotë të gjithëve ta thërrasin shkurt NK. Kushi vjen në shtëpinë Raizada dhe mendon se është shitësi i fustaneve ndërsa NK ngatërron Kushin me mësuesen e kërcimit. Arnav bëhet xheloz që Kushi me NK afrohen shumë. Ai sqaron NK që Kushi nuk është mësuesja e kërcimit. Akash i thotë Arnavit se NK e gjeti partneren e tij për Kushin. Arnav nxehet. NK i jep Kushit një çokollatë ndërsa ajo fillon i flet për xhalebitë. Të dy ata kanë pikë të dobët ëmbëlsirat. Arnav njofton familjen se do të organizojë një festë koktejli për fejesën e Akashit dhe Pajalit shkruan revistawho. Kushi habitet kur merr vesh se në festë do të ketë alkool dhe jo ushqim Indian. NK i thotë Kushit se do flasë me Arnavin por nuk ja del ta bindë atë./revistawho.com