Kushi i thotë Arnavit se kompania e tij do kishte falimentuar nëse ajo nuk do e shpëtonte dhe i kërkon atij ta falenderojë.Arnav zbret nga makina dhe Kushi mendon se ai mund të ketë shkuar të marrë ndonjë dhuratë. Ajo kalon tek ana e shoferit dhe përpiqet t’i japë makinës. Një polic rrugor vjen dhe i kërkon Kushit patentën. Kushi futet në telashe. Arnav vjen dhe i thotë më në fund policit që Kushi nuk është shofere. Ata kthehen në shtëpi. Doktori i thotë Arnavit se nuk duhet t’i pijë më ilaçet për zërin pasi ndikojnë në ngritjen e nivelit të sheqerit. Gjyshja i jep Arnavit të pijë çaj por ai nuk pranon dhe do ilaçet. Më pas ai e pi për hir të Anxhalisë. Pajal ndihmon Manormën për fjalimin që do mbajë në konkurs. Arnavit i rikthehet zëri. Kushi vjen dhe e pyet nëse i ka ardhur zëri por Arnav e gënjen. Sham shkon në dhomën e Arnav për të kërkuar për dokumentin. Ndërkohë edhe Pajal vjen për të kërkuar Arnavin. Sham fshihet pas perdes. Pajal gjen Arnavin duke ujitur lulet dhe i jep atij një çaj tjetër. Kushi merr një thikë dhe i shkon Arnavit për ta trembur shkruan revistawho.com. Arnav i thotë: je çmendur. Kushi gëzohet pasi atij i erdhi zëri. Të gjithë duartrokasin Kushin dhe Arnav thotë se zëri i ka ardhur 3 orë më parë që piu çajin. Të gjithë habiten. Kur të gjithë largohen Kushi e pyet Arnavin pse e bëri këtë. Arnav i thotë se nuk donte që ta merrte ajo meritën për kthimin e zërit të tij. Gjyshja thërret Kushin që të shkojnë në konkursin e Manormës. Ato i çon në konkurs Arnav. Gjyshja nuk e lë Arnavin të largohet. Kushi është në prapaskenë. Anxhali i thotë Arnavit të shkojë në prapaskenë. Ndërkohë Kushi po kërkon gjyshen. Arnav dhe Kushi përplasen me njëri tjetrin. Më pas Kushi gati rrëzohet. Arnav e mban por një shufër i bie në kokë. Kushi masazhon kokën e tij e shqetësuar. Të dy përhumben duke shikuar njëri tjetrin. Gjyshja vjen tek ta dhe Arnav me Kushin kthehen direkt në normalitet. Gjyshja thotë se ka harruar kostumin. Shfaqja fillon. Manorama dhe Kushi kërcejnë duke parë performancat. Arnav nuk ja ndan sytë. Kushi shkon të bëhet gati për performancën e tyre. Gjyshja i jep një kostum Arnavit dhe i thotë të futet në skenë./revistawho.com