• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Si ta quaj këtë dashuri”, Arnav dhe Kushi udhëtojnë së bashku por diçka e papritur ndodh, ja ç’do ndiqni nesër

Sham arrin të gjejë numrin që ka shënuar babai i Kushit dhe merr vesh se është targa e makinës së Anxhalisë. Arnav është duke dhënë makinës. Kushi zgjohet dhe habitet kur gjen veten në bagazhin e makinës. Ajo bërtet por Arnav nuk e dëgjon. Kur ai ndalon makinën Kushi bërtet përsëri dhe Arnav i dëgjon zërin. Ai hap bagazhin dhe habitet kur sheh Kushin. Kushi i shpjegon Arnavit çfarë ndodhi. Ajo habitet kur merr vesh që Lavanja nuk është me Arnavin. Kushi thotë se do kthehet në shtëpi me taksi por asnjë taksi nuk vjen. Arnav i thotë asaj të hipë në makinë dhe do e çojë ai. Arnav i jep makinës me shpejtësi dhe Kushi mbyll sytë. Arnav kujton ditën kur ajo i tha se e ka frikë shpejtësinë dhe ul gazin. Babai i Kushit zbulon se ditëlindja e Shamit nuk është e njëjtë me shenjën e horoskopit që ai i thotë hallës. Babai i Kushit e kupton që Sham po fsheh diçka. Arnavit i mbaron karburanti. Ai shtyn makinën por nuk ja del dot. Arnav dhe Kushi shtyjnë makinën por nuk ja dalin dot. Arnav sheh se goma e makinës është shpuar. Lavanja telefonon Arnavin dhe habitet kur merr vesh se Kushi është me të. Lavanja i thotë Kushit se gjyshja është mërzitur me të pasi përdori ujin e shenjtë për të larë fytyrën. Kushi i thotë se Pajal do e ndihmojë. Arnav telefonon Pajalin dhe Kushi i thotë të shkojë të ndihmojë Lavanjën. Halla nuk do që Pajal të shkojë. Arnav dhe Kushi kanë ngecur në mes të rrugës. Arnavit i bie edhe bateria e celularit. Ai bëhet vonë për konferencën dhe merr rrugën e pyllit. Kushi nuk do që të shkojë por ka frikë vetëm. Arnav niset ndërsa Kushi shkon pas tij duke u fshehur. Sa herë që Arnav kthen kokën Kushi fshihet pas një peme. Arnav i thotë Kushit se e kupton që po e ndjek dhe e lejon të ecë me të por pa folur. Por Kushi është Kushi. Ajo i bën pyetje Arnavit dhe ai i jep më shpejt këmbëve. Kushi dëgjon një zhurmë dhe i thotë Arnavit por ai nuk i kushton rëndësi. Ajo ndalon të marrë mango por kujtohet që nuk është sezoni i tyre. Arnav nxehet dhe i thotë Kushit mos të flasë më ndryshe do ja shkurtojë rrogën. Kushi vazhdon të flasë. Arnav ecën dhe kujton se ajo po e ndjek. Ai ndalon kur nuk e dëgjon më zërin e Kushit. Ai bërtet që Kushi ta dëgjojë por Kushi ka humbur./revistawho.com