Kushit i bie të fikët pasi kur Arnav e shtyu drejt murit byrzylykët i vrasin duart dhe ajo lëndohet. Arnav e çon në shtëpi. Pajal dhe halla janë të shqetësuar për kushin. Arnav ndihet fajtor. Ai shkon në shtëpi. Anxhali e pyet ku e ka vrarë dorën. Arnav i thotë se do që të qëndrojë vetëm. Në shtëpinë e Kushit nuk vjen asnjë doktor. Arnav merr me forcë një doktor që të vizitojë Kushin. Doktori viziton Kushin. Gjyshja shkon tek Arnavi dhe i thotë se ajo mendon për të mirën e tij. Arnav thotë se disa vendime duhet t’i marrë vetë. Ai ngatërrohet dhe thotë se nuk do të flasë për Kushin pasi atë ka në mendje. Të gjithë habiten. Kushi zgjohet pas një ëndrre ku Arnav po i prek fytyrën. Ajo pyet se kush e solli dhe Pajal i thotë Arnavi. Kushi tregon çfarë i ndodhi shkruan revistawho.com. Sham i thotë se ajo duhet ta lërë punën. Gjyshja i thotë Arnavit se Lavanja nuk është vajza e duhur për të dhe duhet të ndahet nga ajo. Arnav i thotë se nuk mundet ta lërë dhe as ka për t’u martuar me të. Ai fillon mendon përsëri për Kushin. Anxhali e pyet për kë po mendon dhe Arnav i thotë se nuk po mendon për Kushin. Anxhali i thotë të tregojë çfarë i ka ndodhur Kushit që e përmend kaq shpesh. Arnav i tregon Anxhalisë të vërtetën çfarë i ndodhi Kushit. Anxhali i thotë Arnavit mos t’i bjerë më në qafë Kushit. Ajo merr shtëpinë e Kushit në telefon. Telefonin e kap Pajali. Anxhali i kërkon falje Pajalit nga ana e Arnavit. Arnav habitet kur dëgjon Anxhalinë duke i kërkuar falje Pajalit./revistawho.com