Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Thonë që të ndjek…” Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi për Ilir Metën 05/01/2026
Mungesa e higjienës në shtëpinë e BBV, ulet çmimi i madh!  05/01/2026
Pas afrimitetit me Selinën, Miri flet papritur për bashkëshorten: Ajo ka qejf… 05/01/2026
Pse u keqkuptua komenti i Luizit? Kiara reagon ndaj zhurmës online: “Nuk kam nevojë për…” 05/01/2026
Alba rrëzohet për herë të tretë brenda shtëpisë së BBVK! 05/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav kap mat Kushin me Sham, ai keqkupton gjithçka, ja ç’do ndodhë nesër

16/10/2017
in Who Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav kap mat Kushin me Sham, ai keqkupton gjithçka, ja ç’do ndodhë nesër

Manorama ankohet që nuk fitoi. Gjyshja nuk po gjen Kushin dhe pyet Arnavin. Konkurrentja që fitoi i tregon Manormës se falë Pajalit ato fituan çmimin që i nevojitej aq shumë për  paratë. Ajo falenderon Manormën. Arnav e kupton pse Kushi nuk e pranonte çmimin. Gjyshja dhe Akash lavdërojnë Pajalin. Ndërkohë Arnav nuk po e sheh gjëkundi Kushin. Ai pyet njërin i cili i thotë se Kushi doli me burrin e saj. Arnav i thotë se ai është burri i Kushit. Kushi vjen me Shamin. Sham e kap dorën e Kushit dhe nuk e lëshon. Arnav i sheh dhe e keqkupton situatën. Kushi largohet nga Sham. Arnav e pyet ku ishte por Anxhali nuk e lejon Kushin t’i thotë që ishte në farmaci sepse nuk do që Arnav të shqetësohet për të. Ata shkojnë në shtëpi. Kushi i tregon Anxhalisë bizhuterinë që i tha gjyshja. Arnav pyet sërish Kushin ku ishte. Ajo nuk i tregon dot. Ata grinden dhe Arnav i thotë Kushit se e ka kuptuar që ajo shtiret që të duket e mirë në sy të familjes. Ai e pyet nëse po planifikon të marrë më shumë bizhuteri dhe hedh bizhuterinë që gjyshja i dhuroi Kushit. Ata grinden pa pushim pasi Kushi nuk thotë ku ishte. Arnav i thotë Kushit se e urren dhe është gati të thotë të vërtetën pse u martua me të por ndalon. Kushi ngaqë nuk e ka mendjen është gati të bie por Arnav e mban shkruan revistawho.com Ai e pyet sërish Kushin ku ishte por ajo përsëri nuk i kthen përgjigje dhe Arnav largohet. Shërbëtori i jep Anxhalisë frutin papaja por Arnav e ndalon dhe i thotë se nuk duhet të hajë papaja gjatë shtatzënisë. Ai sheh ilaçin e Anxhalisë dhe ajo detyrohet t’i tregojë që çoi Kushin dhe Shamin në farmaci. Arnav habitet kur e dëgjon këtë. Ai pendohet që u grind me Kushin. Arnav i thotë Kushit se e di për ilaçin e Anxhalisë dhe ajo duhet t’i thoshte. Kushi largohet duke i thënë se nuk do t’i tregojë atij gjithçka. Arnav kujton momentin kur pa Shamin me Kushin dhe nervozohet. Ai mendon se Kushi duhet të refuzonte të shkonte me Shamin në farmaci. Sham i jep gjyshes një pe dhe i thotë se ja dha një klient pasi ky pe sjell lumturi. Ai i thotë gjyshes t’ja japë Arnavit meqë ka qenë i mërzitur këto kohë. Gjyshja mendon se është ide e mirë. Arnav vjen dhe gjyshja e bind atë ta mbajë peun me vete. Arnav e fut peun në kuletë dhe Sham ja arrin qëllimit pasi ai do të shohë nëse Arnav e ka çelësin në kuletë apo jo shkruan revistawho.com. Sham rrëzohet mbi Arnav me qëllim dhe kur Arnavit i bie kuleta Sham sheh çelësin. Ai mendon si të marrë çelësin nga kuleta. Arnav largohet dhe shkon tek Kushi. Ai i bërtet Kushit pasi ajo po nder rrobat në ballkon. Kushi nuk ja var. Më pas Arnav po kërkon për një dokument dhe i bërtet Kushit që e ka lënë dhomën rrëmujë. Kushi i jep atij dokumentin dhe fillon luan me Lakshmin. Arnav i thotë Kushit mos të shkojë më në zyrën e tij pasi nuk do t’ja shohë fytyrën dhe e ofendon. Kushi mërzitet. Ajo telefonon hallën. Në darkë Arnav po punon në laptop dhe pas ca kohësh kupton që nuk e ka parë Kushin gjithë ditën. Në fillim ai falenderon yjet por pastaj fillon t’i mungojë Kushi. Në mëngjes kur çohet nuk e sheh prapë Kushin. Darka vjen sërish dhe Arnav habitet pse nuk e ka parë Kushin prapë. Ai fillon të kërkojë në të gjithë shtëpinë. Gjyshja e pyet kë po kërkon. Arnav nuk i tregon. Arnav pyet shërbëtorin por as ai nuk e di. Më pas ai dëgjon zërin e Kushit duke i folur disa fëmijëve. Arnav pyet veten ku është Kushi./revistawho.com






Tags: arnavkushi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Ditëlindja e Tanit të “Top”-it, emocionon Lori Hoxha: Festo me engjëjt ba…

Ditëlindja e Tanit të “Top”-it, emocionon Lori Hoxha: Festo me engjëjt ba…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera