Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga BBV në skenën e madhe: Egli Tako njofton koncertin e saj të parë!  07/07/2025
Diddy po planifikon një rikthim? Ja me kë po bashkëpunon në fshehtësi nga burgu! 07/07/2025
“I kam përgëzuar”, Fjoralba nuk e la pa koment dyshen Nevina-Kiara në moderimin e Portokallisë! 07/07/2025
Livia rikthehet dhe ka një mesazh të drejtpërdrejtë për Mevlanin! 07/07/2025
Horoskopi i kësaj jave paska premtime, para, zënka dhe 3 shenja me fat! 07/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“Si ta quaj këtë dashuri”, Arnav kujdeset për Kushin, ajo hakmerret, ja ç’do ndodhë të hënën

16/06/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
“Si ta quaj këtë dashuri”, Arnav kujdeset për Kushin, ajo hakmerret, ja ç’do ndodhë të hënën

Arnav i ka ngulur sytë bluzes që kishte veshur kur u rrëzua me Kushin dhe kujton atë moment. Anxhali e shikon dhe e pyet pse është aq i menduar. Arnav ka humbur në mendime dhe nuk i përgjigjet. Anxhali i thotë se ai humb në mendime vetëm për dy arsye: kur është i ngarkuar me punë dhe kur ka rënë në dashuri. Arnav i thotë se ai nuk bie kurrë në dashuri. Anxhali i thotë se ai është i dashuruar me Lavanjën. Arnav nxehet. Anxhali i jep atij limon dhe spec t’i mbajë me vete kundër syrit të keq. Anxhali bën gati listën me gjërat që duhen për Divalin. Ajo pyet Kushin nëse do llamba por Kushi i thotë se i bën vetë. Gjyshja gëzohet kur e dëgjon këtë dhe i thotë Kushit t’i bëjë për ta. Kushi merr gjërat por harron që i duhet baltë. Arnav vjen dhe gjyshja i thotë të kalojë kohë me to. Ai largohet pasi ka punë. Anxhali thotë se Arnav i ka ndihmuar shumë këto ditë në shtëpi dhe ky është ndikimi i Lavanjës. Gjyshja i thotë se është ndikimi i Kushit tek Lavanja. Lavanja i thotë Kushit të marrë baltë tek vazot pranë pishinës. Disa komshie vijnë për vizitë në shtëpinë e Kushit. Ato diskutojnë pse halla mban në shtëpi Shamin ndërkohë që ka dy vajza të pamartuara. Sham aktron sikur ofendohet dhe largohet nga shtëpia. Halla vendosë të bindë Kushin për martesën. Kushi shkon pranë pishinës dhe merr rërë tek njëra nga vazot. Arnav kalon aty dhe Kushi trembet. Ajo e hedh rërën në ajër dhe i bie në sy. Arnav e merr Kushin dhe i fryn që t’i largohet rëra nga sytë. Ata humbin në shikimet e njëri tjetrit. Më pas Kushi shkon të bëjë llambat. Anxhali i thotë Arnavit t’i varë limonin dhe specat kundër syrit të keq në pemë. Kushi e sheh këtë dhe mendon se Arnav po i bën magji. Ajo hedh në lëngun e Arnavit diçka që të hakmerret. Arnav vjen dhe Kushi fshihet në dhomën e tij. Arnav pi lëngun dhe fillon kolliet. Anxhali vjen dhe pyet çfarë ndodhi. Manorama vjen dhe Anxhali i tregon që i dha Arnavit limon dhe speca kundër syrit të keq. Kushi e dëgjon dhe mërzitet. Ajo merr çaj për t’ja çuar Arnavit por kur shkon në dhomën e tij e sheh Arnavin të nxehur. Ai i tregon videon që kanë kapur kamerat. Kushi e pranon gabimin dhe thotë se meriton të dënohet. Ajo pin lëngun që la Arnav. Arnav i thotë të ndalojë./revistawho.com









Tags: si ta quaj kete dashuritelenovele
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
FOTO/ Kur fustani është “kundër teje”, ja çfarë e sikletosi Soni Malajn në studin e Rudina Magjistarit

FOTO/ Kur fustani është "kundër teje", ja çfarë e sikletosi Soni Malajn në studin e Rudina Magjistarit







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera