Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“Si ta quaj këtë dashuri”, Arnav pendohet pas asaj çfarë i bën Kushit, ja ç’do ndodhë nesër

23/05/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
“Si ta quaj këtë dashuri”, Arnav pendohet pas asaj çfarë i bën Kushit, ja ç’do ndodhë nesër

Babai i Akashit i thotë atij të çojë me makinë në shtëpië hallën e Kushit dhe Pajalin. Lavanja i thotë Kushit të qëndrojë pasi duhet t’i mësojë diçka. Halla insiston që ta marrë Kushin sepse është vonë por Kushi thotë se do rrijë për shkak të punës. Kushi mundohet të mësojë Lavanjën por kjo e fundit e ka mendjen tek telefoni. Gjyshja i thotë Arnavit të çojë Kushin në shtëpi. Kushi ka frikë nga Arnav dhe nuk pranon të shkojë me të por gjyshja insiston. Arnav dhe Kushi janë rrugës. Arnav e nget makinën me shpejtësi që Kushi të frikësohet. Ai është me nerva me Kushin pasi ishte plani i saj që Arnav të bënte ritualin. Kushi është e frikësuar. Arnav i bërtet dhe i thotë se s’ka për ta lënë të shkojë në shtëpi pa i dhënë përgjigje pse e bëri këtë. Kushi mundohet të hapë derën e makinës por është e mbyllur. Arnav e pyet pse bëri plan që ai të bënte ritualin. Kushi i thotë pa e parë në sy se ai nuk e respekton Zotin. Arnav i thotë ta shohë në sy dhe t’ja thotë. Më pas ai bërtet dhe Kushi frikësohet dhe e pyet pse jeton me Lavanjën pa u martuar. Arnav i thotë pse flet për Lavanjën ndërsa Kushi i përgjigjet se ajo është vajzë dhe e kupton Lavanjën dhe ajo do që të martohet. E ke menduar që edhe prindërit e tu u martuan gjithashtu i thotë Kushi. Arnav nxehet dhe i thotë Kushit të dalë nga makina. Ai i jep makinës me shpejtësi dhe Kushi bëhet me baltë. Më pas Arnav kthehet për ta marrë dhe Kushi trembet dhe bie në tokë. Arnav del nga makina dhe i jep Kushit dorën për ta ndihmuar por Kushi nuk pranon. Arnav i thotë të hipë në makinë por Kushi i thotë të kërkojë falje. Arnav i thotë se ajo duhet të kërkojë falje. Ai largohet dhe e lë Kushin në errësirë. Arnav kthehet në shtëpi dhe pendohet që e la Kushin vetëm. Ai kthehet për ta marrë por nuk e gjen. Kushi kthehet në shtëpi. Arnav shkon tek shtëpia e Kushit dhe e sheh nga dritarja që ajo është mirë. Ditën tjetër Kushi hakmerret ndaj Arnavit. Ajo hedh diçka në kapakun e serbatorit dhe Arnavit nuk i punon makina./revistawho.com






Tags: si ta quaj kete dashuritelenovele
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Këngëtarja shqiptare uron zv.kryeministren: Na krenove fisin!

Këngëtarja shqiptare uron zv.kryeministren: Na krenove fisin!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera