Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“SI TA QUAJ KETE DASHURI”/ Arnav puth Kushin, ai kupton se e dashuron; Ja ç’do të ndodhë këtë javë

04/09/2017
in Who Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
“SI TA QUAJ KETE DASHURI”/ Arnav puth Kushin, ai kupton se e dashuron; Ja ç’do të ndodhë këtë javë

Arnav i kërkon Anxhalit që ceremonia Mehendi të zhvillohet në shtëpinë Raizada. Djemtë gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për t’u bërë pjesë e ceremonisë dhe për të parë vjedhurazi të dashurat e tyre. Nand Kishore maskohet si femër dhe futet në ceremoni. Sigurisht që gratë e kuptojnë këtë gjë dhe Nand fajëson Arnavin. Anxhali sigurohet që Pajal të ketë një stilist ekskluziv për mehendin e saj, por Manorama dëshiron që i saji të bëhet i pari. Gabimisht në dorën e Kushit shkruhet emri i Arnav. Gjyshja i dhuron Pajalit një sari madhështor të kuq dhe një varëse që e kanë mbajtur nuset e familjes. Manorama lëndohet shumë kur e shikon këtë gjë. Kushi dhe Anxhali qortojnë ashpër Arnavin për faktin se ai zhduket papritur. Pajal i shërben çaj në dhomë Manoramës. Manorama përfiton nga kjo mundësi për t’i bërë asaj të ditur se pas dasmës Pajal do të jetë gjithmonë në shërbimin e saj. Kushi përpiqet të fshijë shkronjën A nga dora. Arnav dëgjon mesazhin që Kushi i ka lënë në telefon, ku i kërkon falje. Ai shikon shkronjën A në dorën e saj dhe fillon ta pyesë.
Kushi hedh byzylykët e Pajal në pishinë dhe hidhet për t’i marrë ato. Arnav e puth atë dhe e sfidon që ajo t’i kthejë puthjen. Anxhali shikon shkronjën A në dorën e Kushit dhe fillon të bëjë plane me gjyshen për të afruar Arnavin dhe Kushin.
Madhumati çon Kushin në shtëpinë Raizada për të çuar kostumin e Akashit, Kushi flirton me Nand Kishore për të bërë xheloz Arnavin. Sham projekton një tjetër kurth vdekjeprurës për Anxhalin. Nani dhe Anxhali janë të lumtura ndërsa vërejnë se Arnav dhe Kushi kanë ndjenja për njëri-tjetrin. Ato shtiren se po përpiqen të rregullojnë Kushin me Nanda Kishore që Arnavi të bëhet xheloz dhe të pranojë se e dashuron. Shashi bekon Pajalin me dorën e tij të paralizuar dhe i habit të gjithë. Sham bën një tjetër tentativë për të vrarë Anxhalinë. Anxhali dhe Nani ia dalin mbanë që të shtyjnë Arnavin të pranojë se ka ndjenja për Kushin. Arnav shkon të kërkojë Kushin. Gjatë rrugës ai shkon një aksident dhe mëson se një grua dhe një burrë kanë të lënduar. Ai gjithashtu shikon byzylykët dhe këpucët e Kushit në vendngjarje. Gjyshja kërcënon se do të largohet dhe do të shkëpusë çdo lidhje me familjen Raizada nëse Manorama nuk pranon dhe trajton Pajalin si nusen e saj.
Arnav çlirohet pasi kupton se Kushi është shëndoshë e mirë. Mirëpo e zë paniku kur shikon se ajo është lënduar. Akashi i kërkon falje Pajalit që nuk i ka treguar për martesën e dështuar të Manoramës. Arnav fashon plagët e Kushit. Sham mërzitet pafund kur mëson se Arnav dhe Kushi kanë ardhur bashkë në shtëpi. Anxhali dhe gjyshja gëzohen. Planet e tyre po ecin. Arnav lumturohet kur shikon se Kushi ka vendosur byzylykët që i ka blerë ai. Nga ana tjetër ai nuk e pranon se i ka blerë vetë byzylykët. Kushi i thotë Anxhalisë së nuk i pëlqejnë fare por i ka vënë kot. Qëllimi i saj është që Arnav të pranojë se i ka blerë ai. Manorama fillon të ngacmojë familjen Gupta për faktin se nuk është bërë asnjë përgatitje për dasmën. Arnav dërgon rrobat e nuses që të shohë Kushin. Arnav kupton se dashuron Kushin. Gjatë këtij takimi çifti kalon një moment intim romantik./ revistawho.com






Tags: si ta quaj kete dashuri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
SEZONI I RI/ “Tv Klan” bën “blerjen” e radhës, i merr spikeren “Ora News”

SEZONI I RI/ "Tv Klan" bën "blerjen" e radhës, i merr spikeren "Ora News"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera