Arnav ndihmon Kushin të dalë nga rrethi me qirinj që ka krijuar. Kushi ndrydh këmbën dhe bie por Arnav e shpëton. Lavanja i thotë Kushit se i mungon byrzylyku i këmbës. Kushi thotë se e ka humbur. Arnav kujton momentin kur e gjeti byrzylykun pranë pishinës. Gjyshja kërkon Arnavin. Ajo i thotë atij se ja ka dhënë lejen të martohet me Lavanjën. Arnav habitet dhe thotë se nuk ka për t’u martuar me Lavanjën. Lavanja falenderon Kushin që e ndihmoi që të fitonte pëlqimin e gjyshes. Kushi gëzohet por kur merr vesh që Arnav do martohet me Lavanjën ajo mërzitet. Shërbëtori thotë se kanë ardhur të ftuarit. Kushi shkon të kërkojë për Anxhalinë. Ajo shkon në dhomën e Anxhalisë ku ndodhet Sham. Ai bën sikur po fle gjumë që Kushi të largohet. Por teksa Kushi largohet Sham tështin. Kushi kthehet dhe kur afrohet për të parë fytyrën e Shamit vjen Anxhali. Kushi i thotë se kanë ardhur miqtë. Ajo shkon pranë pishinës. Arnav shkon atje gjithashtu. Kushi ndrydh këmbën përsëri por Arnav e shpëton që mos të bie në pishinë. Kushi nuk mund të ecë. Arnav ulet në gjunjë dhe i masazhon këmbën. Më pas ai nxjerr byrzylykun dhe ja vendos tek këmba. Kushi çohet për t’u larguar por Arnav shkon drejt saj. Ai e përkëdhel në faqe. Të dy të dashuruarit humbasin në njëri tjetrin derisa Arnavit i bie telefoni dhe vjen në vete. Ai pyet veten çfarë po ndodh me të. Kushi largohet. Më pas ajo sheh Arnavin pranë pishinës dhe shkon tek ai. Arnav i thotë ta lërë vetëm. Kushi pyet ku e gjeti byrzylykun e saj. Arnav nuk do të përgjigjet dhe largohet. Ai shkon brenda dhe thotë se do të martohet. Të gjithë habiten. Kushit i mbushen sytë me lot. Teksa të ftuarit përgëzojnë Arnavin ai sheh Kushin me sytë me lot./revistawho.com