Rrëmbyesi ka kapur Kushin duke i ëvnë armën në kokë. Manorama sheh një shishe me piper djegës dhe ja hedh rrëmbyesit tek sytë. Kushi dhe Manorama ja mbathin. Ato shkojnë tek një adresë. Rrëmbyesi shkon atje gjithashtu. Kushi dhe Manorama fshihen sërish. Rrëmbyesit mblidhen tek ai vend dhe aty vjen shefi i tyre. Kushi dhe Manorama nuk mund ta shohin pasi ai është me kurriz. Ai i bërtet rrëmbyesve. Arnav ndodhet në të njëjtin vend ku është Kushi dhe Manorama por në krahun tjetër. Arnavit ja kanë lidhur duart dhe sytë. Atë vijnë ta marrin tre burra. Arnav zihet me ta por nuk ja del të shpëtojë. Ata e fusin në një makinë. Kushi sheh Arnavin teksa e fusin në makinë dhe vrapon por Manorama e ndalon duke i thënë se kështu nuk e shpëton dot Arnavin. Rrëmbyesit e çojnë Arnavin tek shefi. Arnav nuk mund ta shohë fytyrën e tij pasi është errësirë por ai i gjuan edhe pse 3 burra e mbajnë me forcë. Shefi i gjuan Arnavit fort. Rrëmbyesit e rrahin Arnavin. Ai mundohet të bëjë rezistencë por bie në tokë pa ndjenja. Pas kësaj del se shefi është Sham. Në këtë moment tregohet e gjitha rrjedha e ngjarjeve dhe plani i Sham. Ai nuk e vret dot Arnavin pasi sipas kontratës nuk e merr dot pasurinë nëse Arnav vdes shkruan revistawho.com. Kushi dhe Manorama kthehen në shtëpi. Kushi po mendon për Arnavin vetëm kur dëgjon disa hapa. Ajo kthehet dhe sheh gjyshen me Anaxhalinë dhe Pajalin të veshura me kostum si Arnav. Ato mundohen ta bëjnë të qeshë por Kushi është shumë e mërzitur. Ajo thotë se do shkojë të falet në tempull. Prifti i jep një shami të bekuar. Kushi kthehet në shtëpi. Edhe Sham është kthyer gjithashtu. Ai është me Anxhalinë. Anxhali sheh Kushin dhe e thërret. Kushi shkon tek ata me pjatën e lutjes. Ajo i jep Anxhalisë ushqim nga pjata e lutjes dhe detyrohet t’i japë edhe Shamit. Në këtë moment nga pjata e lutjes bie shamia që i dha prifti. Kushi ulet për ta kapur dhe sheh gjak në këpucët e Sham./revistawho.com