Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav zbulon testin e ADN-së, Kushi e gris në sy të tij, ja ç’do ndodhë nesër

30/01/2018
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav zbulon testin e ADN-së, Kushi e gris në sy të tij, ja ç’do ndodhë nesër

Kushi mendon të bëjë testin e ADN-së dhe thotë me vete se i duhet një fije floku të Arnavit. Arnav është duke fjetur dhe Kushi i këput një fije floku. Arnav zgjohet dhe e pyet çfarë pati. Kushi thotë se kishte diçka në flokë. Arnav i thotë të flejë ndërsa Kushi e humb fijen e flokut që këputi. Në mëngjes gratë e shtëpisë Raizada bëjnë gati Aravin për në shkollë. Manorama pyet Shitalin pse nuk është martuar por ajo nuk përgjigjet. Kushi është duke shërbyer mëngjesin teksa të gjithë janë mbledhur në tavolinë. NK i thotë Shitalit: Emri jot i plotë është Shital Kapur atëherë pse i thërret Aravit ASR? Shital bën sikur u mbyt dhe largohet pa iu përgjigjur pyetjes. Arav kthehet nga shkolla dhe fshihet që familja mos ta shohë. Arnav e pyet çfarë ka dhe Arav i thotë se nuk do që ta shohin pasi familja e tij vetëm i japin për të ngrënë dhe e llastojnë. Arnav i thotë se e kupton dhe të dy fillojnë të flasin për Kushin. Arav i thotë Arnavit se Kushi flet shumë dhe sillet si fëmijë. Arnav i thotë se ka të drejtë por do mësohet me të. Kushi i dëgjon dhe shkon u bërtet. Ajo sillet sikur është shumë e mërzitur. Arnav dhe Arav i kërkojnë falje por Kushi u thotë të ulen në gjunjë që t’i falë. Arnav dhe Arav ulen në gjunjë dhe i kërkojnë falje Kushit. Kushi i përqafon dhe arrin të këpusë fije floku nga ata shkruan revistawho. Ajo i çon fijet e flokut për testin e ADN-së. Në mëngjes Kushi është e shqetësuar dhe mezi po pret të marrë përgjigjen. Asaj i sjellin zarfin. Kushi e fsheh por Arnav e sheh. Ai ja merr dhe sheh testin e ADN-së. Arnav nxehet dhe pyet Kushin nëse ka besim tek ai. Shital po e sheh të gjithë skenën dhe shpreson që Kushi mos ta hapë zarfin. Arnav i thotë Kushit ta hapë zarfin që ta heqë dyshimin por Kushi e gris dhe i kërkon falje Arnavit. Arnav i thotë Kushit se ai me Shitalin thjesht kanë qenë të lidhur dhe asgjë më shumë. Ai largohet. Kushit nuk i hiqet nga mendja dyshimi që ka dhe më vonë kontrollon edhe ditarin e Shitalit por emri i Arnavit nuk përmendet. Më pas Kushi kontrollon fotot e vjetra të Arnavit dhe në njërën prej tyre sheh Arnavin me Shitalin shkruan revistawho. Kushi telefonon spitalin ku bëri testin e ADN-së dhe i pyet nëse kanë një kopje. Ata i thonë se sistemi nuk punon dhe duhen disa ditë për ta rregulluar. Kushi vendos të shkojë në shkollën e Aravit për të gjetur emrin e babait të tij në formularin që plotësoi Shitali. Kushi maskohet dhe vishet si punëtor i menxës së shkollës./revistawho.com






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Rihanna shtatzënë? Ja si ka reaguar këngëtarja

Rihanna shtatzënë? Ja si ka reaguar këngëtarja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera