Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën 15/01/2026
Edi kërkon të futet sërish në BBVK, ja arsyeja 15/01/2026
“Më ndoqën e më sakatuan shtëpinë”/Stelina bën rrëfimin tronditës në BBV 15/01/2026
“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5! 15/01/2026
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

Si ta quaj këtë dashuri/ Familja fal Kushin, ajo i merr lekë borxh Arnavit

03/10/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
Si ta quaj këtë dashuri/ Familja fal Kushin, ajo i merr lekë borxh Arnavit

Episodi fillon me Anxhalin dhe Shamin të cilët po bisedojnë për festën e ngjyrave. Në mëngjes Kushi është në gjumë dhe po sheh ëndërr sikur po feston festën e ngjyrave. Arnav e sheh me adhurim teksa ajo flet në gjumë. Kushi zgjohet dhe mërzitet kur kupton se është në shtëpinë Raizada.Arnav i thotë të pushojë. Kushi i thotë se ngjyra e zezë do i përshtatej atij dhe ikën. Anxhali fillon përgatitet për festën e ngjyrave. Kushi uron gjyshen për festën por ajo i përgjigjet shumë ftohtë ndërsa Anxhalia e uron gjithashtu. Kushi vendos që të rregullojë punët me gjyshen. Ajo tregon një histori për të qeshur dhe gjyshja qesh. Punëtori kërkon paratë e punës që bëri dhe Kushi shkon në dhomë për t’i marrë. Ajo merr disa monedha nga arka e e vetë e kursimit por ndërsa i numëron disa i bien përtokë dhe poshtë krevatit. Kushi ulet t’i marrë ndërkohë Arnav vjen dhe e pyet nëse po fshihet pasi humbi bastin. Kushi i thotë që nuk ka lidhje dhe kur ngrihet është gati të përplasë kokën me krevatin por Arnav e shpëton duke i thënë se ajo nuk di të bëjë një punë vetë. Kushi i numëron lekët por nuk i dalin. Ajo i kërkon borxh Arnavit dhe e shkruan në letër që i ka 300 rupi borxh. Anxhali merr bojën dhe do që të lyejë Kushin për festën e ngjyrave por Sham e ndalon dhe thotë se do që t’i urojë ai mirëseardhjen anëtares më të re në familje. Kushi thotë se po i bie telefoni dhe largohet përpara se Sham ta lyejë me bojë. Anxhali largohet gjithashtu dhe Sham thotë se vetëm ai do e lyejë Kushin i pari me bojë. Arnav e dëgjon këtë dhe nxehet. Festimet për festën e ngjyrave fillojnë. Në shtëpinë Raizada vjen edhe mamaja dhe halla Kushit. Kushi shkon t’i takojë por ato i flasin ftohtë shkruan revistawho.com Ajo i lyen me bojë dhe mamaja e Kushit emocionohet. Ato përqafohen. Anxhali i lutet gjyshes të lozin me ngjyra por gjyshja qëndron e vrenjtur. Kushi imiton burrin e gjyshes i cili ka vdekur. Ajo fillon të bëjë romantike me gjyshen dhe në fund e lag. Gjyshja bëhet me nerva dhe largohet por më pas kthehet dhe e lag Kushin duke qeshur. Kushi përqafon gjyshen dhe i kërkon falje. Sham vjen dhe do që të lyejë Kushin me bojë por Arnav e ndalon dhe thotë se do e lyejë ai Kushin sepse ai është burri i saj. Arnav merr bojën e kuqe dhe e vendos në faqet e Kushit. Anxhali thotë se Arnav nuk e ka festuar më parë festën e ngjyrave. Gjyshja dhe Anxhali i thonë Kushit të lyejë Arnavin me bojë gjithashtu. Kushi lyen faqet e Arnavit teksa shikojnë njëri-tjetrin me dashuri. Gjyshja thotë se dashuria lëviz dhe malet. Sham bëhet me nerva. Ndërkohë pija tradicionale që të deh e festës së ngjyrave po përgatitet. Sham përgatit një plan që të bëjë Kushin të pijë pijen./revistawho.com






Tags: arnavkushi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
FOTOT/ Në shtëpinë e Blendi Fevziut ka festë, Alis mbush 2 vjeçe

FOTOT/ Në shtëpinë e Blendi Fevziut ka festë, Alis mbush 2 vjeçe








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera