Kushi dhe Arnav përqafohen. Ata janë shumë të lumtur. Anxhali i thërret dhe të dy shkëputen nga njëri tjetri dhe nisen për tek të tjerët. Kushi harron shallin dhe kthehet. Arnav i thotë se do e presë por Kushi i thotë të shkojë sepse edhe ajo vjen për pak. Kur Kushi shkon të marrë shallin por Sham i del para dhe nuk e lëshon. Ai e pyet çfarë ka mes saj dhe Arnavit. Kushi i thotë Shamit se rrahjet e saj dhe të Arnavit janë një. Sham nxehet. Ai e pyet përseri pse u martua me Arnavin. Kushi i tregon të vërtetën që Arnav e ka kërcënuar. Sham largohet dhe Anxhali gjen Kushin duke qarë. Kur të gjithëve u del pija Anxhali u thotë se ka filmuar të gjithë festën e ngjyrave. Sham i thotë Kushit se është i lumtur që ajo i tha të vërtetën që është martuar e detyruar dhe se tani ai ka akoma shpresa që do jetë me Kushin. Kushi shkon në dhomë dhe pyet Arnav nëse mban mend ndonjë gjë. Arnav e mban mend por thotë jo. Ai e pyet Kushin gjithashtu por edhe ajo bën sikur nuk mban mend. Arnav shkon të marrë një ilaç për diabetin por ndërkohë po flet në telefon dhe merr ilaçin e gabuar shkruan revistawho.com. Ndërkohë edhe Pajal ka ngatërruar ilaçin që duhet t’i jepte Manoramës. Manorama i bërtet Pajalit. Kushi e dëgjon këtë dhe vrapon për tek Arnav që ai mos të pijë ilaçin e gabuar. Kur arrin në dhomë ajo e keqkupton dhe mendon se këtë gjë e ka bërë Arnav që Manorama t’i bërtiste Pajalit. Kushi i bërtet Arnavit dhe i thotë se e urren. Arnav habitet. Arnav shkon dhe pushon Manoramën e cila po i bërtiste Pajalit. Ai i thotë se nuk ishte faji Pajalit. Arnav qetëson situatën por Kushi është ende shumë me nerva. Ajo i lutet Arnavit mos ta lëndojë motrën e saj dhe i premton se nuk do largohet nga shtëpia për 6 muaj. Arnav mërzitet sepse ai nuk kishte faj dhe nuk donte ta lëndonte Pajalin por Kushi e keqkuptoi. Arnav largohet./revistawho.com








