“Si ta quaj këtë dashuri” ka fituar zemrat e publikut që në seritë e para, por tanimë që kanë kaluar plot 100 seri, situata është nxehur dhe shkak për këtë është bërë personazhi i quajtur Sham. Kushi dhe Arnav nga njëra anë që po përjetojnë ndjenjat e para të dashurisë, Shami që kërkon të martohet me Kushin dhe Anxhali nga ana tjetër që nuk e ka zbuluar fytyrën e vërtetë të bashkëshortit të saj. Por si do të rrjedhin ngjarjet në vazhdim? Edhe sa kohë duhet që Sham të zbulohet? Këtë javë familja organizon fejesën e Arnavit me Lavanjën. Arnav nuk do që të fejohet. Kushi pranon të fejohet me Sham. Pas dy javësh Arnav merr vesh që Kushi do fejohet. Akash i propozon Pajalit. Javën e dytë të korrikut, Sham zbulohet shkruan Revista Who. Sham detyrohet të shkojë në shtëpi për ritualin e lutjes. Kushi nuk e sheh Shamin pasi ndodhet prapa tij. Teksa familja është duke u lutur, Shamit i bie telefoni dhe largohet. Lavanja i thotë Kushit se Sham e thërret Anxhalinë “Mbretëreshë”. Kushi kujton momentet kur Shamin e telefononte një “Mbretëresha”. Asaj i kujtohen të gjitha momentet kur Shami e ka gënjyer dhe shkon pas tij. Sham flet me dikë në tarracë. Kushi shkon atje dhe Sham habitet. Kushi e godet me shuplakë. Por edhe pse në këtë pjesë zbulohet fytyra e tij e vërtetë, roli i tij nuk mbaron aty. Ai kërcënon Kushin se do të prishë marrëdhënien e Akashit dhe Pajalit nëse ajo i tregon Anxhalisë. Më pas në seritë që do të transmetohen gjatë vjeshtës do shihni sesi Kushi do të detyrohet të bëjë shumë sakrifica ndërkohë që dashuria e saj me Arnavin sa vjen e shtohet./revistawho.com
Fotot e mëposhtme tregojnë momentin kur Kushi zbulon fytyrën e vërtetë të Shamit në javën e dytë të korrikut.