Kushi nuk vendos dot nëse duhet të shkojë apo jo tek detektivi. Pastaj mendohet dhe thotë se nuk ka aq para sa ai kërkonte. Ajo mendon t’i tregojë Pajalit por më pas thotë se nuk do t’i tregojë njeriu. Kushi vendos ta gjejë vetë Arnavin. Akash merr në telefon Pajalin dhe i thotë t’i sjellë një dosje në zyrë. Pajal shkon atje dhe Akash e surprizon me një video në projektor ku i kërkon të falur. Në mëngjes të gjithë janë në tavolinën e ngrënies. Manorama pyet Kushin ku ishte dje. Kushi i thotë se shkoi të blente perime. Manorama e pyet ku i ka gjërat që bleu. Kushi thotë se nuk bleu gjë. Manorama i thotë se po gënjen dhe del se ishte Manorama ajo që po përndiqte Kushin. Kushi arrin të dalë nga situata duke thënë se donte t’i çonte një dhuratë Arnavit. Më vonë Kushi shkon tek Manorama dhe i tregon asaj për Arnavin. Manorama i thotë Kushit se është çmendur dhe do t’i thotë të gjithëve. Kushi e ndalon dhe i tregon për mesazhin. Kushi i thotë se Arnav i çoi mesazh që arriti në Londër ndërsa në telefon tha se është në Skoci ndërkohë që atë ditë kur Arnav u largua nuk kishte fluturime për në Skoci. Manorama mendon dhe bindet. Kushi i lutet Manoramës t’i japë 24 orë kohë për ta provuar që Arnav është në rrezik. Manorama pranon dhe i thotë se nëse ajo nuk e provon do e çojë në spital për të sëmurët mendor. Kushi shkon në aeroport dhe i lutet dikujt nga stafi që të shohi kamerat e sigurimit për të parë nëse Arnav ka hipur në aeroport. Personi i thotë se nuk lejohet dhe këtë të drejtë e ka vetëm policia dhe ushtria. Sham shkon në dhomën e tij dhe kontrollon letrat. Ai i ka fshehur poshtë krevatit të bebes. Manorama merr në telefon të gjithë hotelet dhe merr vesh që Arnav nuk është aty. Ajo fillon të besojë Kushin. Më pas Manorama e kupton që Arnav nuk ndodhet në Skoci pasi mesazhi zanor i del në gjuhën indiane. Ajo i tregon Kushit. Edhe Kushi i tregon që shkoi të shihte kamerat e sigurimit por nuk e lanë. Manorama dhe Kushi vendosin të bashkëpunojnë. Manorama i thotë Kushit të shkojnë të dyja atje natën. Në orën 12 të natës Kushi dhe Manorama dalin nga shtëpia. Ato shkojnë në vendin kur mbahen kamerat e sigurimit të aeroportit. Për fatin e tyre të mirë roja është duke fjetur gjumë dhe ato ja marrin çelësat. Kushi dhe Manorama hyjnë brenda. Ato kontrollojnë kamerat e ditës kur Arnav u largua. Kushi dhe Manorama habiten kur shikojnë që Arnavin në aeroport e kanë ndaluar 4 burra./revistawho.com