Episodi fillon me Manoramën dhe Kushin duke biseduar. Dikush hyn nga prapa derës me një thikë në dorë. Ai shkon drejt Manoramës dhe i ngul thikën në bark. Manorama tmerrohet dhe është gati t’i bjerë të fikët por më pas sheh se thika nuk i është ngulur pasi është një thikë fallco. Personi heq kapuçin që mban në kokë dhe Kushi me Manoramën habiten kur shohin NK.Ai është kthyer. Pajal është në festë. Ajo shkon në tualet dhe sheh veten por nuk i pëlqen që është veshur pak më shumë se ç’duhet. Disa vajza futen në tualet dhe Pajal hedh padashur kutinë me letra. Ajo e ngre dhe i kërkon të falur. Vajzat mendojnë se Pajal është punëtore aty. Pajal mërzitet shumë. Manorama i thotë familjarëve se ajo dhe Kushi do shkojnë në spa. NK thotë se do shkojë me ato por Manorama nuk e lejon. NK i dhuron Kushit një varëse me foton e saj dhe të Arnavit. Manorama dhe Kushi shkojnë në vendin ku mbahej i lidhur Arnav. Ata nuk gjejnë asnjë atje. Rrugës Kushi mendon të gjejnë të dhëna mbi personin që kishte tatuazh tek dora. Manorama dhe Kushi shkojnë në disa vende ku bëhen tatuazhe. Në njërin prej tyre Kushi sheh në një foto dorën me tatuazhin e personit që po kërkon. Kushi arrin të marrë adresën dhe të dyja largohen. Ato po presin për një taksi poshtë një ndërtese kur dikush i hedh një dërrasë nga lart. Kushi e shikon dhe shpëton Manoramën dhe veten. Kushi merr një telefonatë dhe personi i thotë se radhës tjetër mund t’i ndodhë ndonjë aksident tjetër. Kushi e kupton që dikush po i ndjek. Manorama dhe Kushi futen në një dyqan lulesh dhe dhuratash. Kushi sheh personin që po i ndjek dhe fshihet. Ajo ja bën me shenjë Manoramës që të fshihet edhe ajo. Personi nuk arrin t’i gjejë. Kushi dhe Manorama dalin me vrap nga dyqani. Personi i shikon dhe shkon pas tyre por në dalje e ndalon polici. Atë e arrestojnë pasi ka vjedhur diçka nga dyqani shkruan revistawho.com. Në fakt këtë e ka bërë Kushi e cila i thotë Manoramës se i futi diçka në xhep personit kur ai nuk kishte mendjen që kur të dilte të binte alarmi. Kushi dhe Manorama hipin në taksi dhe shkojnë tek vendi ku qëndron personi me tatuazh. Kushi atje gjen një adresë në një fletë por në këtë moment ai vjen. Kushi dhe Manorama fshihen. Personi flet në telefon dhe më pas bën sikur largohet. Kushi del nga vendi ku ishte fshehur dhe tmerrohet kur sheh personin përballë. Ai i vë pistoletën në kokë./revistawho.com