Gjyshja e nxjerr Lavanjën nga dhoma e Arnavit. Sham telefonon Kushin dhe e pyet ku ka qenë. Kushi i tregon për dyqanin e ëmbëlsirave dhe sesi vendosi mos të largohej nga Delhi. Sham është i lumtur që ajo nuk ka ikur. Kur Sham e mbyll telefonin Anxhali e sheh se ai është i lumtur dhe gëzohet edhe ajo pa e ditur që shkak i lumturisë së tij është Kushi. Kushit ndërkohë i vjen një ide. Ajo i thotë hallës se do shpërndajë ëmbëlsira në hotele që të fillojë të marrë porosi. Në shtëpinë Raizada të gjithë mblidhen për faljen përveç Arnavit. Lavanja vjen gjithashtu të falet por gjyshja e bërtet kur e sheh me fustan të shkurtër. Ajo nxehet dhe i thotë Lavanjës se s’mund të falet me to. Lavanja largohet e turpëruar. Kushi dhe Pajal reklamojnë ëmbëlsirat e tyre. Lavanja i ankohet Arnavit por ai nuk do që ta dëgjojë. Ai i thotë se do organizojë një festë për përvjetorin e martesës së Anxhalisë dhe Shamit. Lavanja mendon se çfarë fustani do veshë. Ajo thotë se do veshë fustanin që veshi Kushi për setin fotografik. Kur Lavanja thotë emrin e Kushit Arnav e humbet vëmendjen dhe fillon mendon për të. Një menaxher i thotë Kushit dhe Pajalit të bëjnë ëmbëlsira për një festë. Ato gëzohen shumë por nuk ka para për përbërësit e ëmbëlsirave. Halla i thotë Kushit të shkojë në një dyqan t’i marrë përbërësit dhe paratë t’ja japë kur të paguhet. Kushi përlotet duke mos dashur ta bëjë këtë. Halla e qetëson atë. Sham shkon në shtëpinë e tyre shkruan revistawho.com. Ai i sjell Kushit enë gatimi meqë ka hapur dyqanin. Kushi gëzohet. Sham i ndihmon me përgatitjen e ëmbëlsirave. Arnav është duke u bërë gati. Ai hap sirtarin dhe gjen tre perla që i përkasin Kushit. Ai i hedh me nerva. Arnav vendos të mos mendojë më për Kushin./revistawho.com