Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

Si ta quaj këtë dashuri/ Kushi e kupton që Arnav është rrëmbyer, ja çfarë bën ajo nesër

09/11/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
Si ta quaj këtë dashuri/ Kushi e kupton që Arnav është rrëmbyer, ja çfarë bën ajo nesër

Episodi fillon me Kushin që mes lotësh dëgjon fjalët “Të dua” nga Arnav. Telefonata ndërpritet. Dikush ja merr telefonin Arnavit dhe i drejton armën. Arnav është në një dhomë në errësirë i lidhur pas një karrigeje. Në familje të gjithë qetësohen pas telefonatës së Arnav por Kushi dhe Anxhali jo. Anxhali thotë se dikush i ka thënë Arnavit që ata do telefonin policinë prandaj ai i telefonoi. Kushi nuk e ka mendjen fare. Ajo imagjinon sikur Arnav vjen dhe i jep një shënim që lexon “Të dua Kushi”. Më pas Kushi vjen në vete. Nga ana tjetër Arnav mundohet të arrijë celularin që është pranë tij por i ka duart e lidhura. Kushi telefonon Arnavin por nuk arrin të lidhet me të. Më pas ajo merr në telefon aeroportin dhe merr vesh që ditën që Arnav iku nuk kishte asnjë fluturim për në Skoci. Arnav është pa ndjenja. Dikush thotë se ai nuk ka pirë ilaçet për diabetin prandaj. Kushi i shtohen akoma më shumë dyshimet kur kujton mesazhin që i çoi Arnav pasi ai i shkruante se ndodhej në Londër ndërkohë tani thotë se është në Skoci. Kushi shkon në polici për të kallzuar që Arnav është në rrezik por kur inspektori i thotë se do vijnë të bëjnë pyetje në shtëpi Kushi stepet pasi nuk do që familja të shqetësohet. Ajo largohet dhe shkon në shtëpi. Kushi gjen në gazetë numrin e një detektivi private dhe vendos ta telefonojë. Sham kalon aty dhe merr gazetën shkruan revistawho.com. Kushi shkon në dhomën e tij dhe do që ta marrë por Sham nuk ja jep. Në fund Kushi arrin ta marrë dhe lë një takim me detektivit. Ajo shkon në zyrën e tij dhe i tregon për Arnavin. Ajo i kërkon detektivit që mos t’i thotë askujt për këtë por detektivi i kërkon më shumë para. Kushi nxehet dhe largohet. Ndërkohë dikush po ndjek Kushin. Ajo kthehet në shtëpi dhe Sham i del përpara. Kushi e pyet pse nuk është më i shqetësuar për letrat. Sham thotë se nuk i duhen më. Manorama pyet Kushin çfarë i tha Arnav në telefon. Kushi kujton momentin kur ai i tha “Të dua” dhe i thotë Manoramës se Arnav i tha se është mirë./revistawho.com






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Silva Gunbardhi nuk njeh veten nga ndryshimi drastik…

Silva Gunbardhi nuk njeh veten nga ndryshimi drastik...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera