Në shtëpinë Madhumati, Kushi i kërkon falje të gjithëve. Kjo nuk mjafton dhe Madhumati e nxjerr atë nga shtëpia. Kushi shkon në tempull të kërkojë ngushëlli. Pajal telefonon Arnavin dhe e pyet për Kushin. Arnav mëson se ajo është zhdukur. Ai vihet në kërkim të saj. Arnav sjell Kushin me forcë në shtëpi dhe e paralajmëron të mos dalë më pa e njoftuar. Akash i tregon Anxhalisë se ç’ndodhi me Kushin në familjen e saj. Arnav konfrontohet me Kushin për faktin që ajo e lëndoi. Kushi vendos të mësojë të vërtetën nga Arnavi. Manorama akuzon Pajalin dhe Madhumatin se kanë fshirë qëllimisht nga videoja e dasmës, vajzën e saj. Pajal përpiqet të impresionojë vjehrrën duke gatuar ushqimet e saj të preferuara, por nuk ia del dot. Manorama madje e qorton ashpër Pajalin pasi ajo thyen diçka me vlerë të familjes. Akash e mbron.
Kushi vendos të largohet nga familja Raizada pasi Arnav nuk i përgjigjet pyetjeve të saj. Ai e kërcënon se nëse largohet do të prishë martesën e Pajal. Por Kushi s’e dëgjon e i thotë Anxhalisë se Arnav e ka urdhëruar të kthehet në shtëpinë e prindërve. Sham i afrohet Kushit gjatë kohës që po e çon në shtëpinë e saj, por ajo del nga makina. Anxhali dhe Manorama pyesin Arnavin se përse ndryshoi sërish mendje dhe e la Kushin. Ai i përgjgjet se e ka lënë vetëm të shkojë për vizitë. Arnav refuzon të flasë me familjen e saj dhe i kërkon Kushit të kthehet në shtëpi. Akash premton se do të jetë gjithnjë besnik ndaj Pajalit pasi flet me Kushin për të. Kushi largohet e nevrikosur nga zyra e Arnav. Ai i dërgon asaj dokumentet e divorcit të Akash dhe Pajal. Arnav i thotë Akashit se do të firmosë dokumenetet e ndarjes nëse Kushi nuk kthehet në shtëpi. Kushi organizon një mbledhje me Akashin për të folur për këtë çështje. Arnav merr me vete në mbledhje avokatin, dhe i kërkon Akashit të firmosë dokumentat e ndarjes. Kushin e zë paniku. Arnav tallet me Kushin kur Akash i thotë se është gjëja më e rëndësishme në jetën e tij. Manorama i nxin jetën Pajalit.
Kushi kthehet në vilën Raizada pasi nuk mund të lejojë që Arnav të shkatërrojë martesën e Pajalit. Ajo ia merr Arnavit nga duart letrat e divorcit dhe kërcënon se do të hidhet bashkë me to në pishinë./ revistawho.com








