Arav i kërkon falje Shitalit. Shital e pyet pse e bëri këtë. Arav thotë se donte të takonte babain. Shital i thotë se gjërat nuk shkojnë gjithmonë siç duam por ajo do t’i qëndrojë pranë. Ata përqafohen. Shital shkon në dhomën e ndjenjes ku janë mbledhur të gjithë. Ajo i thotë se Arav është mirë. Arnav i kërkon falje Shitalit që u soll ashpër. Manorama njofton se nesër është Karva Çoth. Kushi i shpjegon NK-s se kjo është një ditë shumë e rëndësishme për një grua. Kushi thotë se do agjërojë. Gratë e shtëpisë lyejnë duart me këna. Shital lyen duart gjithashtu edhe pse ajo nuk do agjërojë. Kushit kjo i bën përshtypje shkruan revistawho. Kushi ha për herë të fundit para se të vijë mesnata dhe të fillojë agjërimi. Arnav i thotë Kushit se nuk është e detyruar të mbajë agjërim por Kushi thotë se të gjitha gratë e bëjnë këtë. Arnav thotë se nuk beson në këto rituale dhe se ajo s’do mund ta mbajë dot agjërimin. Ata vënë bast dhe Arnav thotë se nëse ai fiton Kushi nuk do agjërojë herës tjetër. Gjyshja i jep dhurata nuseve. Kushi mendon si do arrijë të durojë pa golgape dhe xhalebi. Kushi sheh në ëndërr sikur Shital po mban agjërim për Arnavin. Në mëngjes ajo shkon poshtë dhe sheh tavolinën të mbushur plot me ushqime teksa Arnav po ha. Kushi mezi po duron dhe thotë me vete se e di që Arnav po e bën këtë qëllimisht. NK thotë se po mban agjërim gjithashtu që të marrë një grua të mirë. Anxhali e pyet si e do gruan dhe NK sheh Shitalin. Ai thotë se do një grua që të jetë moderne por edhe tradicionale dhe që pëlqen të luajë basketboll. Arnav i kërkon Kushit t’i bëjë petulla. Kushi ja bën por Arnav nuk i ha. Ai i thotë t’ja japë Shitalit. Kushi është kurioze të shohë nëse Shital do i hajë. Shital i merr dhe thotë se do i hajë në dhomë shkruan revistawho. Kushi merr vesh se Shital ja ka dhënë petullat shërbëtorit. Ajo e kupton që Shital po agjëron dhe pyet veten për kë. Arnav i nxjerr Kushit ushqim para. Ajo nxehet dhe i thotë Arnavit ta kuptojë që ajo po mban agjërim pasi beson tek ky ritual. Arnav i kërkon të falur dhe e puth. Ata përqafohen./revistawho.com