Kushi është në mes të njerëzve të cilët e tallin pasi shohin videon. Garima (tezja e saj) vjen dhe e merr Kushin. Disa djem i dalin para dhe shajnë Kushin. Garima i thotë të largohen por ata nuk e lirojnë rrugën. Njëri prej djemve i merr shallin Kushit dhe në këtë moment vjen Shashi (babai i Kushit dhe Pajalit) i cili u thotë djemve të ndalojnë por njëri prej tyre e shtyn atë dhe Shashi lëndohet. Në serial shfaqet një djalë simpatik i cili grindet me djemtë që po tallnin Kushin. Babai i Kushit e falenderon atë dhe largohen. Garima thotë se Pajal dhe Kushi do shpërngulen në Dehli tek shtëpia e hallës. Kushi pyet veten kush e publikoi videon. Ajo vendosë të shkojë në zyrën e televizionit bashkë me Pajalin. Aty motrat përballen me tallje. Kushi pyet kush është drejtori por gazetarët duan t’i bëjnë intervistë. Një reporter i tregon Kushit se video është publikuar nga Arnav. Kushi habitet. Ajo shkon tek statuja e shenjtë dhe qan hallet. Aty takohet me Shajm (djali që e shpëtoi nga ata djemtë) i cili i thotë Kushit të takohen kur të jenë në Dehhli dhe i jep kartvizitën. Kushi shkon në shtëpi dhe ajo me Pajalin fillojnë të bëjnë gati valixhet për në Dehli. Kur ato largohen nga shtëpia Kushi kthen kokën për t’i përshëndetur por askush nuk po qëndron tek dera dhe kjo e mërzit atë. Motrat shoqërohen në Dehli nga halla. Ato hipin në një triçikël. Kushi vihet në siklet gjatë rrugës sepse shoferi nuk ja ndan sytë. Kur arrijnë tek shtëpia e hallës Kushi i gjuan shoferit me valixhe. Pajal dhe Kushi futen në shtëpinë e re. Ndërkohë Arnav është me motrën e tij Anxhali e cila është e shqetësuar për vëllain pasi ai nuk ka ngrënë që në mëngjes. Arnav i thotë asaj se i ka lënë takim me terapistin për këmbën. Anxhali i thotë të mos merret me këmbën e saj por të anulojë të gjitha takimet pasi gjyshja e tyre është duke ardhur. Shashi (babai i Kushit dhe Pajalit) merr në telefon Pajalin për ta pyetur si arritën. Kushi mundohet të dëgjojë bisedën e tyre pasi do që edhe ajo të flasë me Shashin por halla i thotë most ë ndërhyjë se Shashi po flet me vajzën e tij të vërtetë. Kushi lëndohet. Më në fund Kushi e merr telefonin për të folur por Shashi ja kalon Garimas. Garima qan dhe flet me Kushin. Më pas vajzat fillojnë të pastrojnë shtëpinë. Kushi ankohet për ajrin e ndotur të Dehlit. Halla mezi merr frymë prej pluhurit dhe pompa (një ilaç që të ndihmon për të marrë frymë) nuk i punon. Kushi shkon të blejë ventolinë por nuk gjen dot një tricikël. Ajo merr motorrin e dikujt për të shkuar në farmacinë më të afërt. Ndërkohë Arnav po flet në telefon me asistentin. Kushi kalon pranë Arnavit. Pajal merr në telefon Kushin dhe i thotë se gjetën pompë tek një komshie. Kushi thotë se po shkon në farmaci ta marrë pompën. Ajo vazhdon rrugën me shpejtësi dhe përplaset me një makinë të bardhë. Arnav del nga makina për të parë dëmin. Kushi habitet kur sheh Arnavin./revistawho.com