Halla dhe Garima shkojnë në shtëpinë Raizada por gjyshja nuk ndodhet aty. Kushi mendon për Shamin. Të gjithë shkojnë në dhomën e Anxhalisë dhe i çojnë ushqim por ajo refuzon të ha. Anxhali i kërkon të dalin nga dhoma. Ajo po pret për Shamin. Halla dhe Garima largohen nga shtëpia Raizada. Garima sheh gjyshen duke ardhur dhe frikësohet. Ajo largohet para se gjyshja ta shohë. Të gjithë janë të shqetësuar për Anxhalinë pasi ajo nuk pranon të pijë as ilaçet. Anxhali i thotë të mos bëjnë sikur kanë merak për të sepse nëse vërtet do shqetësoheshin për të atëherë do bënin siç thotë ajo. Kushi e di që Anxhali hëngri dje vetëm prej Shamit. Arnav arrin në shtëpi dhe Manorama i tregon që Anxhali nuk ha. Pas tij hyn edhe Sham. Arnav nxehet dhe i thotë si guxon të hyjë këtu. Sham thotë se e thirri Kushi. Arnav nuk mund ta besojë. Anxhali gëzohet kur sheh Shamin dhe e përqafon. Anxhali falenderon Arnavin që i solli bashkëshortin. Sham çon Anxhalinë në dhomë. Arnav merr Kushin dhe e pyet si guxoi të sillte Shamin revistawho.com. Kushi mundohet ta sqarojë se e bëri për Anxhalinë sepse ajo është mirë vetëm kur Sham është pranë saj. Arnav i thotë se ajo e theu fjalën e tij sot. Kushi i thotë Arnavit se ai nuk po e shikon sa e lumtur është Anxhali pranë Shamit. Arnav i bërtet Kushit të largohet. Kushi qan dhe largohet. Gjyshja thotë se për herë të parë Kushi bëri diçka të mirë. Sham shkon tek Arnav dhe i thotë të mos fajësojë Kushin. Arnav nxehet dhe i thotë mos t’ja përmendë emrin Kushit. Ai i thotë Shamit se sapo Anxhali të bëhet mirë do largohet nga kjo shtëpi. Kushi shkon në shtëpinë e hallës. Në mëngjes Arnav e merr në telefon por Kushi s’ja hap. Në shtëpinë Raizada disa punëtorë po vendosin dekorime. Të gjithë habiten çfarë po ndodh. Anxhali vjen me Sham dhe thotë se do bëjnë dasëm. Arnav vjen dhe i thotë të gjithë punëtorëve të largohen. Anxhali i thotë Arnavit ta dëgjojë /revistawho.com